Skip to content
Politikë

Zv.presidenti i Trump pjesë e fjalimit në Florida

· 1 min lexim

David Vence, zëvendëspresidenti i ri i zgjedhur nga Donald Trump, mori fjalën nga foltorja gjatë fjalimit të fitores në Florida, duke shprehur mirënjohje për mundësinë e bashkëpunimit me Trump dhe për besimin që ky i fundit i ka dhënë.

Vence e quajti rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë “kthimin më të jashtëzakonshëm në historinë e politikës amerikane” dhe siguroi përkrahësit se administrata e tyre do të angazhohet për të përmirësuar gjendjen ekonomike të vendit.

Ai theksoi vendosmërinë për të rikthyer ekonominë amerikane “në shinat e duhura,” duke premtuar përpjekje të palodhura për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve amerikanë. Deklarata e tij nënvizoi synimin e administratës për të sjellë ndryshime të prekshme dhe për të forcuar sektorët kryesorë ekonomikë.

Fjalët e tij nxitën ovacione nga turma, duke shtuar entuziazmin për periudhën e re që i pret në Shtëpinë e Bardhë.