fbpx

Zotimi i Bashës para të rinjve: “Do anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Partisë Demokratike ka premtuar se do të anulojë Ligjin e Arsimit të Lartë nëse vjen në pushtet. Në një takim me të rinjtë në Belsh Basha ka thënë se ka nisur puna për një ligj të ri që do i japi universiteteve autonomi në vendimmarrje.

Kreu i PD deklaroi se me ligjin e ri asnjë i ri nuk do të mbetet pa studiuar për shkak se familja nuk paguan dot tarifat. Basha tha se për familjet me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, tarifa do të mbulohet nga shteti dhe kjo prek 90% të studentëve shqiptarë.Më tej lideri i opozitës ka thënë se pas mbarimit të studimeve të rinjve do iu sigurohet stazh i paguar për një vit.

“Ky ligj do të anulohet dhe puna ka nisur për një ligj të ri. Ligji i ri do ti japi universiteteve autonomi në vendimmarrje. Ligji i ri do ta bëj shumë më të thjeshtë për pedagogët që të angazhohen në kërkim shkencor dhe që të angazhojnë studentët po kështu në mënyrë aktive në atë që sapo e shpjegova më parë është trajnimi dual. Pra gjysma të jetë teori gjysma praktikë. Ligji i ri do të bëjë të mundur po kështu që asnjë i ri apo e re të mos mbetet pa studiuar për faktin e dhimbshëm se familja s’paguan dot tarifat. Si do ta arrijmë këtë? Sepse në buxhetin e ardhshëm të qeverisë tonë ne do të kemi mjaftueshëm para që për çdo fëmijë, fëmijë jo se jeni të ri po për çdo 18-vjeçarë, për çdo maturant që kërkon të shkojë të studiojë dhe që vjen nga një familje që nuk e përballon dot tarifën sepse ka të ardhura nën minimumin jetik, të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Tarifa do të merret përsipër 100% nga shteti dhe e dini se sa prek kjo, prek 90% të studentëve shqiptarë. Dhe një nga gjërat kryesore që ne do të bëjmë është që mos të lëmë boshllëk nga momenti i studimeve në momentin e gjetjes së punës. Por të sigurojmë një periudhë stazhi të paguar nga shteti me një pagesë simbolike, por jo të vogël për një shtet si Shqipëria. 300 mijë lekë të vjetra në muaj, një stazh 1 vjeçar në sektorin privat, apo në sektorin publik, apo në profesionin e lirë, në mënyrë që ju të filloni të ambientoheni me atë specialitet, apo me atë profesion që keni marrë apo për të cilin jeni trajnuar. Të filloni ta mësoni në praktikë, të krijoni lidhjet me tregun, të njihni nga afër se si funksionojnë gjërat dhe në këtë mënyrë të keni garancitë maksimale që pas përfundimit të stazhit të keni një vend pune”,  tha Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento