Skip to content
Kryesore

Zjarri shkrumbon banesën në Shkodër, humb jetën i moshuari

· 1 min lexim

Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku humbi jetën 80-vjeçari Gjek Prroni, i cili mbeti i bllokuar brenda.

Sipas policisë, zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në banesën e tij, ku jetonte i vetëm.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.