Zjarri shkatërroi kampin Moria në Greqi, fëmijë dhe të rritur flenë në rrugë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri i rënë para pak ditësh në kampin e refugjatëve në Lesbos ka lënë me mijëra persona të pastrehë. Qeveria greke u shpreh se do të duhen ditë për të gjetur strehim për ta.

Në këtë mënyrë emigrantët janë detyruar të flenë në trotuare dhe rrugë  ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim.

Shumë prej tyre dëshirojnë të arrijnë në qytetin e Mytilene, me shpresën se kësaj here ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë në për në vende të tjera. Vetëm disa qindra migrantë, anëtarë të grupeve të cenueshme, fluturuan nga ishulli.

Shpërthimi i një zjarri shkatërroi kampin e emigrantëve Moria në ishullin grek të Lesbos-it. Gjendja shëndetësore e disa prej tyre është rënduar për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Në Moria strehoheshin rreth 13,000 persona, apo katër herë më shumë sesa kapaciteti zyrtar i kampit.

foto galeri

foto galeri

Shpërndaje
Share.

Komento