Skip to content
Bota

Zjarret në Los Angeles, guvernatori kërkon hetim për hidrantët pa ujë

· 1 min lexim

Guvernatori i Kalifornisë ka kërkuar hetim për mungesën e ujit në hidrantët kundër zjarrit, duke theksuar se kjo situatë ka ndikuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve në Los Anxhelos.

Deri tani raportohet për 11 viktima dhe shkatërrimin e mbi 10,000 shtëpive e strukturave të tjera.

Zjarri vijon të përparojë në Palisades, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime të reja. Presidenti Joe Biden e ka përshkruar situatën si një “skenë lufte” dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

Ndërkohë, erërat e forta dhe paralajmërimi i flamurit të kuq kanë rritur frikën për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Janë regjistruar të paktën 6 vatra aktive zjarri, ndërsa më e reja, e quajtur “Archer”, u aktivizua të premten dhe ende nuk është vënë nën kontroll.

Zyrtarët vazhdojnë përpjekjet për të stabilizuar situatën kritike.