Zjarret e mëdha përfshijnë zonën e Krujës, digjen vreshta dhe ullishte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +


KRUJË

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë tokë në fshatin Zezë të Fushë Krujës.

Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërsa është djegur zona që njihet si Kodra e Hakve.

Toka e djegur tashmë ka qenë më parë e mbjellë me ullishte dhe me vreshta. Tani ajo është shkrumbuar totalisht.

Forca zjarrfikëse të shumta kanë shkuar në vendngjarje e po punojnë për të shuar flakët.

Kujtojmë se në Shqipëri, që kur ka nisur vapa e madhe gjatë stinës së verës, janë djegur shumë toka, pyje dhe sipërfaqe të mbjella me frutore.

Opozita ka akuzuar pushtetin për shumë raste, duke thënë se nuk kujdeset për pyjet aq sa duhet.

Shpërndaje
Share.

Komento