Zjarr në Pashaliman, helikopteri i FA nis operacionin nga ajri, nuk rrezikohet baza detare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gadishulli i Karaburunit në Vlorë është përfshirë nga flakët këtë pasdite.Flakët të “ndihmuara” nga era  janë përhapur me shpjetësi, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur që të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë të vatrës së zjarrit.

Për këtë arsye zjarrfikëset kanë kërkuar ndihmë për shuarjan e flakëve  nga ajri pasi ato mund të rrezikonin edhe banesat.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në zonë ka nisur një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e njohur si “Pashaliman”.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion dhe është nisur për në zonën që është përfshirë nga flakët. Gjithashtu në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Gjithashtu Ministria ka nisur dhe pamjet nga aksioni në jug të vendit, ku duket helikopteri i FA-ve teksa hedh ujë nga lart mbi zjarr.

 

Shpërndaje
Share.

Komento