Skip to content
Kryesore

Zjarr në një banesë në Shkodër

· 1 min lexim

Një banesë në fshatin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë ndodhej vetëm një grua e moshuar.

Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, duke djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Zjarrëfikësja mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët, por shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqartë.

Hetimet nga policia janë në zhvillim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.