Skip to content
Kryesore

Zjarr në një banesë në Elbasan, humb jetën e moshuara e paralizuar

· 1 min lexim

Një e moshuar ka humbur jetën pasi banesa e saj në fshatin Shtëmajë, Njësia Administrative Bradashesh, u përfshi nga flakët.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve, e moshuara nuk arriti të shpëtonte.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.