Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 00:10 në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, ku një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, një person ka humbur jetën, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.
Njoftimi:
Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij.