Një zjarr i përmasave të mëdhaja është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer në zonën e Limionit, përballë me Portin e Mallrave të qytetit bregdetar. Ndërkohë që kjo zonë është dhënë me koncesion dhe aty pritet të ndërtohet një qytezë e re turistike.
Gjithashtu flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të godinave të marinës, pasi po digjen disa shkurre përreth. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.