Që prej mbrëmjes së djeshme një çift nga Belgjika ka humbur gjurmët në zonën malore rreth Himarës.
Ditën e sotme policia është vënë në kërkim të çiftit të turistëve, pasi këta të fundit kanë humbur kontaktet në një ngjitje në mal.
Policia ka zgjeruar kërkimet dhe është duke u përqëndruar në disa pista, mirëpo ende nuk kanë arritur të vendosen në gjurmët e çiftit.
Momentalisht policia është duke kërkuar në malet e fshtit Vranisht, pasi dyshohet se ata mund ta kenë kaluar natën në atë zonë, mirëpo ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tyre.