Skip to content
Të Gjitha

Zhduken në mal/ Policia e Himarës në kërkim të çiftit të turistëve nga Belgjika

· 1 min lexim

Që prej mbrëmjes së djeshme një çift nga Belgjika ka humbur gjurmët në zonën malore rreth Himarës.

Ditën e sotme policia është vënë në kërkim të çiftit të turistëve, pasi këta të fundit kanë humbur kontaktet në një ngjitje në mal.

Policia ka zgjeruar kërkimet dhe është duke u përqëndruar në disa pista, mirëpo ende nuk kanë arritur të vendosen në gjurmët e çiftit.

Momentalisht policia është duke kërkuar në malet e fshtit Vranisht, pasi dyshohet se ata mund ta kenë kaluar natën në atë zonë, mirëpo ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tyre.