Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjidhet ngërçi për vakancat në KLGJ dhe KLP

21:57 08/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile” hodhi të martën shortin e tretë për zgjedhjen e vakancave në dy këshillat. Nga një garë vetëm me dy kandidatë për KLGJ dhe një për KLP, shorti i tretë nxori fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP. Juristja Theodhori ishte renditur e fundit në rankimin e listës me 6 kandidatë që i dërgoi Kuvendit komisioni Ad-hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve, ku kandidatët prezantuan platformat e tyre për këshillat gjatë seancave dëgjimore.

Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, por ai nuk arriti të merrte votat nevojshme prej dy të tretash në seancë plenare.

Zgjedhja e anëtarit të KLP ishte futur në ngërç duke mbetur pa asnjë kandidat, por goglat duket se e zgjidhën këtë gjë duke paracaktuar nga një kandidat për secilin këshill.

Para hedhjes së shortit, Nënkomisioni nuk arriti të bënte një votim formal për kandidatët për shkak të mungesës së anëtarëve të opozitës. Drejtuesja e mbledhjes, Klotilda Bushka njoftoi se në kushtet kur nuk mund të zhvillohej procesi i votimit do të vijohej me procedurën e përgjedhjes me short.

Në raundin e tretë të votimit, kandidatja Theodhori zgjidhet automatikisht si anëtare e KLGJ, mjafton të marrë një shumicë të thjeshtë votash në seancën plenare të së enjtes.

Ajo do të zëvendësojë kryetaren aktuale të këtij këshilli, Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023. Ndërsa Fejzulla nëse zgjidhet, do të zërë vendin vakant të lënë nga Alfred Balla në KLP, i larguar nga procesi i vetingut.

Nëse Kuvendi nuk e voton në seancën më të afërt plenare, Fejzulla pritet t’i nënshtrohet procedurës formale të shortit pa rivalë edhe 2 herë të tjera.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në këshillat e drejtësisë është kontestuar në vazhdimësi nga opozita, kryesisht për skualifikimin me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të 4 kandidatëve që kishin kaluar verifikimin formal nga një komision i pavarurar i ngritur nga Avokati i Popullit.

Procedura e plotësimit të vakancave në dy këshillat u hap në korrik të vitit të shkuar, dhe vetëm në korrik të këtij viti Kuvendi arriti të zgjedhë me short 4 anëtarë nga radhët e avokatëve për dy këshillat.

Ndërsa gara për 2 anëtarët e tjerë nga radhët e shoqërisë civile u zgjat në kohë për shkak të proceseve gjyqësore, verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe ngërçit të krijuar me numrin e minimal të kandidatëve të kualifikuar nga nënkomisioni i posaçëm, vetëm dy emra për dy vende vakante.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: KLGJKLPshortivakancat

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
U arratis nga burgu në 2017, kapet në aeroportin e Romës shqiptari

U arratis nga burgu në 2017, kapet në aeroportin e Romës shqiptari

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English