Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet parlamentare 2025 / PD njofton mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar

· 1 min lexim

Tetë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025, Partia Demokratike pritet që të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka njoftuar se strukturat do të mblidhen ditën e nesërme në orën 18:00 në ambientet e selisë blu , ndërsa Këshilli Kombëtar do të thirret këtë të premte.

Në fokus do diskutimit të jenë strategjia e aksionit opozitar, si dhe çështje të brendshme organizative.

Temë kryesore pritet që të jenë edhe planifikimi i protestave, ide e propozuar këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Një tjetër cështje e cila pritet të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së është caktimi i Drejtuesve Politik të kësaj force në 12 qarqet e vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi po hetohet nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’.