Zëdhënësi i KQZ në Kosovë ka deklaruar se Qendrat e numërimit të votave është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove jashtë vendit dhe rinumërimi në disa qendra të votimit. Deri më tani, janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 qendra.
Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme. 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.
3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore. 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë.
1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor). 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.
Ndërsa nga votat jashtë sipas të dhënave të fundit janë hapur 25 mijë e 153 pako dhe janë aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 janë shpallur të pavlefshme.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakoshme të Kosovës u zhvilluan më 14 shkurt. Të lejueshme në zgjedhje ishin dhe votat e disaporës.
Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.