Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në Britani, VOA: Sondazhet tregojnë fitore të opozitës

18:30 03/07/2024
Reading Time: 2 min lexim
General elections 2017

General elections 2017

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 korrik ndërsa sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të mëdha që Partia Laburiste e Keir Starmerit do të fitojë bindshëm ndaj konservatorëve. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, nëse opozita fiton, politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme, nuk pritet të ndryshojnë shumë.

Qyteti Dartford, në lindje të Londrës, është një zonë zgjedhore ku që nga viti 1967, partia që ka fituar aty, ka dalë fituese në tërë vendin. Rezultati në këtë zonë zgjedhore shihet si një tregues i kahut nga do të ecë Britania.

14 vjet pas qeverisjes së konservatorëve, në mes të votuesve vihen re pakënaqësi. Por, mungon entuziazmi edhe për alternativat.

“Nuk është vetëm populli i Anglisë që vendos se çfarë do të ndodhë në vend”, thotë Yasmine Nicholls.

“Unë nuk i besoj asnjërit prej kandidatëve. Aq më tepër kur ish-kryeministri ynë Boris Johnson gënjeu”, thotë pensionisti Hilmi Hilmi.

Boris Johnson dha dorëheqje pas një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë së COVID-it. Ai është një nga pesë kryeministrat konservatorë gjatë tetë viteve të fundit, që janë karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të udhëheqësve konservatorë.

Analistët thonë se kryeministri i tanishëm Rishi Sunak e ka patur të vështirë t’i kapërcejë problemet e paraardhësve të tij.

“Çështja kryesore është kostoja e jetesës, por gjithashtu edhe skandalet e shumta”, thotë Ursula Hacket, analiste politike nga Universiteti i Londrës.

Partia Laburiste e opozitës, nën udhëheqjen e Keir Starmerit, është rreth 20 për qind përpara konservatorëve sipas shumicës së sondazheve. Por nëse fiton, zoti Starmer do të trashëgonte një ekonomi të dobët.

“Një nga pyetjet kryesore me të cilat do të përballet një qeveri e re e zotit Starmer do të jetë, nga do t’i gjejë fondet për të përmirësuar shërbimet e shkatërruara tona publike ?”, thotë analisti Anand Menon nga universiteti ‘King’s College’ në Londër.

Sipas tij, nëse do të fitonte Partia Laburiste e zotit Starmer, Britania nuk do t’i ndryshonte politikat e saj ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në kushtet e pasigurisë politike globale.

“Për dy krizat e mëdha, Gazën dhe Ukrainën, ka shumë pak, për të mos thënë aspak, dallime ndërmjet qëndrimeve të dy partive të mëdha. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime”, thotë zoti Menon.

Partitë më të vogla mund të luajnë një rol të madh për të përcaktuar fituesin. Liberal Demokratët e qendrës së majtë, ka mundësi t’i nxjerrin konservatorët në vendin e tretë.

Partia kundër imigracionit, Reforma mund të marrë gjithashtu votues konservatorë me prirje të djathta.

Udhëheqësi i partisë Reforma Nigel Farage është kritikuar gjerësisht nga partitë e tjera pasi tha se Perëndimi e provokoi Rusinë për të sulmuar Ukrainën./VOA

Etiketa: rishi sunakZgjedhjet ne Britani

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Analiza e Shkullakut/ Ismail Kadare, duke kërkuar një vend ku ta lëshojmë

Analiza e Shkullakut/ Ismail Kadare, duke kërkuar një vend ku ta lëshojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.