Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se aksioni i tij politik është të rrëzojë Ramën, pasi është një kryeministër i korruptuar dhe i ka bërë shumë dëme Shqipërisë.
Patozi ka kërkuar që të gjithë opozitarët e vërtetë duhet të kenë qëllim që të vendoset dikush në krye të vendit, i cili nuk është i tillë.
Krahasuar me Bashën, Patozi tha se nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i korruptuar i paaftë. “Ai kullon nga korrupsioni sepse vetë opozita është e korruptuar”, deklaroi Patozi në emisionin televiziv.
Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.
Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?
Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.
Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?
Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.
Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?
Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë. /Gazetareforma.com/