Skip to content
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita zgjedh kandidatin

· 1 min lexim

Peter Gjikuria është kandidati i opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos. Një ditë më parë Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së i shkoi në zyre sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka për të diskutuar mbi emrat e mundshëm për garën 4 gushtit.

Pritet që nesër Dule të dalë në konferencë dhe të  zyrtarizojë kandidatin e opozitës për bashkinë e Himarës. Gjikuria është nga Drimadha, por ka jetuar jashtë vendit për shumë vite. Sipas informacioneve, ai gjithashtu ka një biznes në Amerikë dhe është pjesë e Federatës panepiriote greke.