Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:28 15/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%.

Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.

Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona.

Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar. Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021.

Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.

Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues. Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%.

Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante. Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011.

Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime.

Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend.

Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime. Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë.

Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.

Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./ Monitor

Etiketa: popullsiazgjedhjet 2025

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.