Zëvendësohen deputetët e PS-së në garë për bashkitë/ Këta janë socialistët që hyjnë në parlament
Katër deputetë të Partisë Socialiste, dhanë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Deputetët janë zëvendësuar sot nga katër të tjerë duke marrë miratimin e KQZ-së. Kështu, Rakip Suli la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Kamzës por tashmë vendin e tij e ka zënë Eljo Hysko i FRESSH-it.
Pjerin Ndreu la gjithashtu mandatin e deputetit për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës ndërsa vendin e tij do e zërë Adriana Jaku nga lista shumëemërore e PS-së.
Nuri Belba është një tjetër deputet i dorëhequr i cili synon bashkinë e Prrenjasit. Sot ai është zëvendësuar nga Florenc Spaho, tashmë deputet i qarkut të Elbasanit.
Ilir Xhakolli zgjodhi gjithashtu të lerë Kuvendin për t’iu futur garës për bashkinë e Pogradecit.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e tij, kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS-së nga qarku i Korçës, Ardit Konomi.