Skip to content
Kronikë

Zbuohet identiteti i personit që plagosi shoferin në Lezhë, policia jep detaje

· 1 min lexim

Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen kriminale në Lezhë. Gjithashtu është bërë i ditur identiteti i personit të plagosur dhe autorit të krimit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.