Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbuloni turistët europianë që shpenzojnë më shumë për udhëtime turistike, “të pasurit” nuk na “afrohen”

09:19 06/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Një europian shpenzon mesatarisht 93 euro për person për një natë qëndrimi në udhëtimet e tij turistike që bën jashtë vendit. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe i përkasin vitit 2021.

Ndërsa në Shqipëri këtë vit ka pasur një dyndje të turistëve të huaj, a e dini se cili prej tyre shpenzon më shumë në një natë kur udhëton jashtë vendit të tij?

Austriakët janë më dorëlëshuarit. Sipas Eurostat ata shpenzuan për udhëtimet jashtë vendit në vitin 2021 rreth 136 euro për natë qëndrimi. Pas tyre vijnë maltezët, me 129 euro, suedezët me 128 euro, francezët me 121 euro, danezët me 113 euro, norvegjezët me 108 euro.

Në fakt, Shqipërinë nuk duket se po e vizitojnë turistët e “pasur”, por ata që kanë dhe shpenzimet më të ulëta.
Nga turistët që kanë preferuar Shqipërinë këtë vit, polakët kanë një shpenzim mesatar për udhëtime jashtë vendit prej 52 euro, që është ndër më të ulëtit në Europë. Italianët që janë etiketuar si turistët më “kopracë” nga operatorët turistikë shqiptarë kanë një shpenzim mesatar për natë qëndrimi prej 73 euro, ose 21% më pak se mesatarja europiane.

Ata ishin të dytët për nga numri i shtetasve të huaj që hynë në vend, pas atyre të Kosovës, me rreth 9% të totalit.
Maqedonasit, që janë të tretët pas Kosovës e Italisë, përsa i përket hyrjeve në Shqipëri kishin një shpenzim për natë qëndrimi për udhëtimet jashtë vendit prej 43 euro, të parafundit në Europë. Grekët po ashtu janë kursimtarë, me 59 euro për person.

Për Shqiptarët, të dhënat janë për vitin 2020, dhe tregojnë për një shpenzim mesatar prej më pak se 30 euro për udhëtime jashtë vendit.

Shpenzimet e europianëve për udhëtime

Sipas Eurostat, për çdo udhëtim turistik, europianët shpenzonin mesatarisht 330 € për person. Të ndara sipas destinacionit, ata shpenzuan mesatarisht 244 € për një udhëtim brenda vendit dhe 806 € për një udhëtim jashtë vendit.

Mesatarja e shpenzuar për një natë ishte 67 € (58 € mesatarisht për çdo natë turistike të brendshme dhe 93 € një natë mesatarisht për udhëtime jashtë vendit).

Në vitin 2021, banorët e BE-së shpenzuan rreth 288 miliardë euro për udhëtime turistike. Nga kjo, ata shpenzuan 62 % për udhëtime brenda vendit të tyre të banimit (turizëm i brendshëm) dhe 38 % për udhëtime jashtë vendit (turizëm jashtë vendit). Megjithatë, udhëtimet e brendshme përfaqësonin shumë më tepër nga numri i përgjithshëm i udhëtimeve (85%), ndërsa udhëtimet jashtë vendit përfaqësonin 15%.

Në pesëmbëdhjetë nga 27 vendet e BE-së, banorët shpenzuan më shumë se gjysmën e shpenzimeve të turizmit gjatë vitit 2021 për udhëtime të brendshme. Pjesa më e lartë për shpenzimet e brendshme u vu re për Greqinë (88 %), e ndjekur nga Bullgaria (87 %), Rumania (84 %), Spanja (83 %), Franca, Portugalia (të dyja me 82 %) dhe Italia (81 %).

Për pjesën tjetër të vendeve, pjesa më e madhe e shpenzimeve të turizmit ka ndodhur në destinacione të huaja, ku banorët e Luksemburgut, Belgjikës dhe Maltës kanë shpenzuar më shumë se 70% të totalit të shpenzimeve të tyre turistike për udhëtime të huaja.

Turistët nën 45 vjeç shpenzojnë më pak. Mesatarisht, turistët e kësaj grupmoshe shpenzonin 306 € për udhëtim, ndërsa më të rinjtë (15-24 vjeç) shpenzonin më pak (261 €). Pjesa tjetër (dhe më e vjetra) e grupmoshave shpenzuan mesatarisht 351 € për udhëtim, ndërsa turistët e moshës 45 deri në 54 vjeç shpenzuan më shumë (355 €).

Udhëtimet për pushime, argëtim dhe rekreacion përbënin pjesën më të madhe të shpenzimeve të turizmit (66%) në 2021.

Vizitat tek të afërmit dhe miqtë përbënin vetëm 19% të të gjitha shpenzimeve turistike, por ato përfaqësonin 38% të të gjitha udhëtimeve turistike (akomodimi shpesh ishte falas në udhëtime të tilla).

Një vizitë tipike te të afërmit dhe miqtë kushton pak më shumë se gjysmën e mesatares së udhëtimit turistik për arsye personale (163 € në krahasim me 319 €)./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – Shqipëri për lehtësimin e procedurave doganore

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë – Shqipëri për lehtësimin e procedurave doganore

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English