Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoninë e Veriut

0
425

Varianti i ri Covid-19 tashmë po përhapet me shpejtësi në disa vende të botës.

Tashmë në vendin tonë fqinj, Në Maqedoninë e Veriut është zbuluar rasti i parë i variantit Omicron. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar lajmin, ndërsa bëhet me dije se rasti i identifikuar është një person i ardhur nga Britania.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pacienti i identifikuar ka shenja të lehta klinike dhe se është izoluar dhe po merr trajtim mjekësor.

Kujtojmë që variant i ri i koronavirusit (ose SARS-CoV-2), i njohur si Omicron (ose B.1.1.529), u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut më 24 nëntor.

Varianti i fundit i virusit që shkakton sëmundjen COVID-19 besohet të jetë më i transmetueshëm se varianti tashmë shumë i transmetueshëm Delta.

Shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar se numri i lartë i mutacioneve të variantit mund ta ndihmojë atë të shmangë vaksinimet.

Kur Delta u bë varianti mbizotërues, simptomat e frymëmarrjes së sipërme të ngjashme me të ftohtit u bënë më të zakonshme, ndërsa humbja e shijes dhe nuhatjes u bë më pak e zakonshme se në variantet e tjera.

Me Omicron, disa ekspertë kanë thënë se simptomat duken më të buta se Delta, ndërsa të tjerë thonë se është shumë herët për t’u konfirmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj