Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohet prezantimi që Beqaj do të paraqiste në Komisionin e Shëndetësisë

18:55 12/11/2024
Reading Time: 4 min lexim

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë po vazhdon prej pesë orësh me debate të forta, pasi opozita kundërshton që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të japë dëshminë e tij përmes një prezantimi PowerPoint.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka ndaluar përdorimin e prezantimit, duke argumentuar se dëshmia duhet të jepet drejtpërdrejt.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, ka dërguar një email komisionit, duke kërkuar që të lejohet prezantimi, duke argumentuar se nuk ekziston ndonjë ndalim ligjor për përdorimin e PowerPoint-it në dëshmi.

Ky debat ka thelluar përplasjet midis opozitës dhe mazhorancës, me opozitën që këmbëngul për mënyrën tradicionale të dëshmisë, ndërsa mbështetësit e ish-ministrit kërkojnë të mundësohet prezantimi për sqarime më të detajuara.

E-mail i dërguar nga avokati i ish-ministrit:
Lënda: Kërkesë për marrjen paraprakisht nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën e bërë nga z. Ilir Beqaj për asistencë teknike gjatë dëshmisë së tij të datës 12.11.2024.

Drejtuar: Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri

Anëtarë të Komisionit:

Znj. Albana Vokshi
Z. Edmond Spaho

Znj. Edona Bilali

Z. Ilir Metaj

Z. Ilirian Pendavinji

Znj. Ina Zhupa

Z. Klevis Xhoxhi

Znj. Klodiana Spahiu

Znj. Milva Ekonomi

Z. Petrit Vasili

Z. Petro Koçi

Z. Plarent Ndreca

Z. Saimir Korreshi

Z. Xhelal Mziu

Znj. Zheni Gjergji

E nderuar Komision,

Sot më datë 11.11.2024, ora 16:47 PM, përmes një email-i zyrtar të dërguar me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor, znj. Albana Vokshi, unë, Av. Ermal Yzeiraj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z. Ilir Beqaj, jam njoftuar për refuzimin që i është bërë kërkesës së z. Ilir Beqaj për marrjen paraprakisht nga Komisioni të masave teknike për mundësimin e paraqitjes nga z. Beqaj të dëshmisë së tij edhe në rrugë elektronike me PoëerPoint, thjesht me arsyetimin si më poshtë:

“I nderuar zoti Yzeiraj, Me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi, zonjës Vokshi, ju bëjmë me dije se dëshmitari vjen në mbledhjen e Komisionit Hetimor për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, me qëllim ndihmën e hetimit parlamentar dhe jo për të bërë prezantime, sepse nuk është konferencë/seminar. Ilir Beqaj është dëshmitari dhe u përgjigjet strikt vetëm pyetjeve të anëtarëve. Faleminderit! Ditë të mbarë.”

Duke e konsideruar këtë vendim individual të Kryetares së Komisionit si një vendim të marrë jo në përputhje me kompetencat e saj, të përcaktuara në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, dhe njëkohësisht si një vendim të marrë në shkelje të kompetencave ekskluzive të Komisionit si organ kolegjial, në mbrojtje të cenimit të hapur që i është bërë në rastin konkret të drejtave legjitime procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar në këtë proces, kërkoj nga Komisioni marrjen në shqyrtim dhe aprovimin e kërkesës sonë teknike për mënyrën e paraqitjes së dëshmisë së z. Ilir Beqaj para Komisionit edhe në rrugë elektronike, bazuar në argumentet si më poshtë:

Së pari, më lejoni t’ju vë në dukje që, në rastin konkret, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i kolegjialitetit në vendimmarrje”. Sipas përcaktimeve të bëra në nenin 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, vendimet që lidhen me administrimin e provave dhe materialeve të tjera, si dhe mënyrën e dhënies së dëshmisë, duhet të merren me një “vendim të ndërmjetëm” nga shumica e anëtarëve të pranishëm të Komisionit. Në rastin konkret, vendimi për të ndaluar përdorimin nga dëshmitari të materialeve mbështetëse si PoëerPoint nuk mund të merret njëanshmërisht nga Kryetarja e Komisionit, por vendimmarrja në këtë rast kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen dhe aprovimin kolegjial të anëtarëve të Komisionit.

Së dyti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i procesit të rregullt ligjor”. Ligji kërkon që çdo vendim lidhur me pyetjen e dëshmitarit të merret nga Komisioni Hetimor, përmes një vendimi të ndërmjetëm, duke respektuar të drejtën e dëshmitarit për një proces të rregullt. Vendimi i njëanshëm nga kryetarja bie ndesh me këtë parim procedural.

Së treti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i ushtrimit të kompetencave të caktuara me ligj”. Referuar përcaktimeve të bëra në nenin 10 dhe 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, Kryetarja e Komisionit nuk ka asnjë kompetencë apo fuqi juridike për të kufizuar mënyrën e paraqitjes së dëshmisë nga dëshmitari, pa pjesëmarrjen në vendimmarrje të anëtarëve të tjerë të Komisionit. Kryetarja e Komisionit ka për detyrë drejtimin e punimeve të Komisionit, por jo të shmang procedurën e marrjes nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën për asistencë teknike gjatë dëshmisë të bërë nga dëshmitari z. Ilir Beqaj.

Së katërti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, janë cënuar haptazi të drejtat procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar për të paraqitur para Komisionit, në mënyrën/formën që ai e gjykon si më të përshtatshme: deklaratat e tij paraprake në lidhje me pyetjet, përgjigjet e tij në lidhje me pyetjet, si dhe provat dhe materialet që ai mendon se mbështesin dëshminë e tij dhe i shërbejnë punës hetimore të Komisionit.

Theksojmë që bërja e një kërkese të tillë teknike nga ana e z. Ilir Beqaj, për shoqërimin e dëshmisë së tij edhe përmes mjeteve elektronike (në PoëerPoint), është një praktikë e njohur dhe e aplikuar rëndom edhe në komisione të tjera të ngjashme parlamentare, si p.sh. në rastin e Komitetit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me objekt: “Cambridge Analytica and the Future of Data Privacy”. Ndërkohë, vetë Kryetarja e Komisionit, në seancat e mëparshme, ka lejuar dëshmitarët e tjerë të flasin pa ndërprerje për më shumë se 45 minuta, madje edhe me prezantime elektronike.

Me respekt, Av. Ermal Yzeiraj

Etiketa: beqajkomisioni i shendetesiseprezantimi

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Pësojnë defekt sahatet e ujit në Korçë

Pësojnë defekt sahatet e ujit në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.