Puntata e sotme e “Për’puthen Prime” do të ketë mjaft zhvillime. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë autorja e këtij programi, ku ka treguar se do të jetë pjesë e tij një vajzë e re.
Aludohet në rrjet se duke qenë se qëkur hyri në program nuk ka pasur aspak komunikim me të vëllanë, kjo telefonatë mund t’i vijë prej tij.
![]()
Në puntatën që do të transmetohet mbrëmjen e sotme, padyshim që nuk do të mungojnë përballjet, kësaj radhe mes dy djemve: Brunos, që ka shprehur hapur pëlqimin për Alvisën, dhe Hysenit, ish-të dashurit të Alvisës, që u bë pjesë e programit një javë më parë.
![]()
Por kjo nuk do të jetë përballja e vetme, pasi sonte do të rikthehen në “Për’puthen” një prej dysheve më të komentuara nga sezoni i dytë, për të mbyllur publikisht atë që ka mbetur pezull.
![]()
Ashtu si edhe autorja e këtij programi ka bërë me dije, gjatë muajit tetor, pjesa e fundit e “Prime” do t’i dedikohet konkurrentëve të sezonit të dytë, në mënyrë që të sqarohet çdo gjë që ka mbetur pezull.







