Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër rast të ushtrimit të paligjshëm të prostitucionit në një qendër masazhi, në rrugën “Sami Frashëri”, zona e ish-Bllokut.
Për këtë rast është arrestuar administratori i qendrës së masazhit, 19-vjeçari me inicialet A.L., ndërsa janë referuar materiale për dy vajza, të moshave 24 dhe 19 vjeçe, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.
Sipas policisë, qendra e masazhit dyshohet se përdorej si fasadë për aktivitetin e paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.