Skip to content
Kryesore

Zbulohet “çerdhja” e prostitucionit në një qendër masazhi në ish-Bllok

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër rast të ushtrimit të paligjshëm të prostitucionit në një qendër masazhi, në rrugën “Sami Frashëri”, zona e ish-Bllokut.

Për këtë rast është arrestuar administratori i qendrës së masazhit, 19-vjeçari me inicialet A.L., ndërsa janë referuar materiale për dy vajza, të moshave 24 dhe 19 vjeçe, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Sipas policisë, qendra e masazhit dyshohet se përdorej si fasadë për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.