Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Sukth-Vendas

18:06 21/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një vatër e re e murtajës së ruminantëve të vegjël është konfirmuar në fshatin Sukth Vendas, në njësinë administrative Thumanë të Fushë-Krujës.

Rasti u sinjalizua nga vetë pronari i tufës, i cili dyshoi se delet e tij mund të ishin prekur nga kjo sëmundje infektive. Pas analizave laboratorike, u konstatua se rreth 100 krerë janë të infektuar me murtajë.

Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, autoritetet do të ndërmarrin asgjësimin e tufës, proces që do të kryhet në Lezhë nga një firmë e specializuar në eliminimin e kafshëve të sëmura.

Paralele me këtë masë, specialistët u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve të zbatojnë rreptësisht masat e biosigurisë, duke shmangur kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera dhe duke kufizuar lëvizjet nëpër ferma.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje infektive që zakonisht shfaqet në vendet e Afrikës.

Në Shqipëri, ajo cilësohet si një sëmundje që kërkon çrrënjosje të plotë, ndaj autoritetet përqendrojnë ndërhyrjet në izolimin e vatrave, dezinfektimin dhe eliminimin e kafshëve të prekura.

Situata epidemiologjike ka njohur përkeqësim në ditët e fundit. Përveç Sukthit, një tjetër vatër është konfirmuar edhe në Zallbastar të Tiranës, duke e çuar në pesë numrin e zonave aktive. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, deri tani janë konfirmuar shtatë ferma pozitive në të gjithë vendin, me një total prej 882 krerësh të prekur.

Më herët, një tjetër vatër u konstatua në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, ku delet dhe dhitë kishin shfaqur simptoma të qarta klinike. Përveç kësaj, rastet janë shënuar edhe në Shkodër, Dibër, Bulqizë dhe Skrapar.

Sëmundja nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por për kafshët përfaqëson një rrezik të madh për shkak të vdekshmërisë së lartë dhe humbjeve ekonomike që sjell për blegtorët.

Për të frenuar përhapjen, që nga 9 qershori është në fuqi ndalimi i lëvizjes së dhenve dhe dhive midis fermave, përveç rasteve kur ato transportohen drejt thertoreve me dokumentacion veterinar të plotë.

Gjithashtu, ndalohet çdo formë tregtimi kafshësh të gjalla, panaire apo grumbullime publike që përfshijnë kafshë.

Ministria e Bujqësisë ka angazhuar 39 ekipe kontrolli, të cilat kanë inspektuar deri më tani 983 ferma, duke mbuluar mbi 164 mijë krerë dhen dhe dhi në gjithë territorin.

Situata është raportuar edhe në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të BE-së për sëmundjet e kafshëve, ndërsa janë kërkuar mbështetje dhe udhëzime nga Komisioni Evropian.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve të tregojnë kujdes maksimal, të raportojnë çdo dyshim në numrin falas 0800 3366 dhe të respektojnë me përpikëri masat parandaluese për të frenuar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje shkatërruese për blegtorinë.

Etiketa: fush krujemurtaja

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Kapen turqit me dokumente false në Rinas

Kapen turqit me dokumente false në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.