Jurgis Çyrbja u vu në pranga një ditë më parë, pas operacionit të SPAK në Durrës.
Çyrbja i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, korrupsion aktin në zgjedhje dhe përkrahje e autorit të krimit.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Çyrbjan dhe lidhjet e tij me njerëzit e botës së krimit.
Pas zbërthimit të bisedave në SKYECC dyshohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajrin, kur ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, vepër të cilën është endë në arrati.
Hajri ka ndihmuar Jurgis Çyrbjan të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet.
Altin Hajri ndërhyri për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.
Hajri është prej katër vitesh në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ndërsa dyshohet se Cyrbja i ka dhënë ndihmë Hajrit gjatë kohës në arrati.