fbpx

Zbardhet urdhër-ndalimi për kontrollorin, lexoni bisedat që kanë bërë në grup

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zbardhet urdhër-ndalimi i prokurorisë për kontrollorin Armando Fezga. Në materialin e prokurorisë, organi i akuzës ka zbardhur bisedat e tri kontrollorëve të ndaluar, Muhin Mezini, Flora Ndreca dhe Armando Fezga. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa në bisedat mes tyre, prokuroria i akuzon se e kanë organizuar prej kohësh grevën dhe mbylljen e aeroportit. Në material pretendohet se kontrollorët kishin prenotuar edhe dhoma Hoteli në momentin që do të nevojitej fjetja në hotel. Në fund të shkresës, i ndaluari Armando Fezga, ka kundërshtuar procesverbalin.

Pjesë nga dosja për Armando Fezgën:

Më datë 07.04.2021. në Sekretarinë e Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga shoqëria Albcontrol SH.A, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si këqyrja e aparatit celular në posedim nga shtetasit Armando Fezga është kontaktuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, me shtetasin Eldi Dervishi të cilit më datë 06.04.2021, ora 11:34, i shkruan “Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë AÇ e kanë gati, hë në fund do e nisin”. Më pas, në komunikimin në grup të datës 06.04.2021, ora 04:25, kontakti i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan shtetasit Armando “Po unë them duhet të bëni dhe toka, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mylle kullën”. Shtetësi Hajredin i përgjigjet “Se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg Maxi me çakmak prapa ndërmarrjes.”

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veçantë. Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve. Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të shtetasve (udhëtarëve) si dhe personit juridik”.

Shpërndaje
Share.

Komento