Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit të ullishtave dhe krijimin e markës së certifikuar të vajit të ullirit sipas rajoneve. Skema synon gjetjen e tregjeve për eksport dhe frenimin e shitjeve informale. Fermerët e Roskovecit do të jenë të parët që do të zbatojnë bashkimin. Për ngritjen e pikave të grumbullimit, përpunimit dhe depozitimit të vajit, fermerët në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të përdorin financim pas aplikimeve fondet e IPARD. Projekti pilot do të shtrihet edhe në tre bashki të tjera. Skema ka funksionuar në fshatin Shirgjan të Elbasanit, që nisi zbatimin 23 vite më parë, me ndihmën e donacioneve të huaja.
Dorina Azo
Agron Çakalli, administratori i Federatës Bujqësore në Elbasan (F.B.E) pohon se në vitin 2000, me ndihmën financiare të Kooperimit Italian, tetë fermerë të fshatit Shirgjan bashkuan secili 20 rrënjë ullinj që trashëguan pas rënies së komunizmit.
Z. Çakalli thotë se interesi i fermerëve që bashkuan ullishtat ishte pasi tokat mbetën pa u punuar.
“Fermerët nuk kishin njohuri për t’i shërbyer kulturës dhe jo më për të prodhuar vaj ulliri. Kur dëgjonim nga italianët termin ‘vaj ekstra i virgjër’, çuditeshim.
Asistenca dhe mbështetja disavjeçare e organizatave të ndryshme joqeveritare, e nisur me trajnim njohurish dhe më tej me ndihmë financiare, solli në investimin për privatizimin e ish-godinës bujqësore ku është ngritur fabrika dhe blerjen e linjës artizanale të vajit të ullirit me vlerë 2 milionë lekë.
Nëse nuk do të kishte mbështetje të organizatave joqeveritare, kjo federatë do të mbyllej. Falë projekteve dhe mbështetjes së Kooperimit Italian dhe CEFA-s, ne kemi ngritur këtë fabrikë të përpunimit të vajit të ullirit”, nënvizon administratori i F.B.E
F.B.E sot ka të bashkuar tokat e 125 fermerëve, ku 40 prej tyre janë gra. Secili anëtar zotëron nga 100 deri në 1,000 rrënjë ullinj, ku së bashku prodhojnë vajin e ullirit të markës “Valmi”, nëpërmjet një cikli të mbyllur.
Para 10 vjetësh, anëtarët e federatës investuan nëpërmjet kreditimit 360 mijë euro blerjen e makinerisë së fabrikës me kapacitet përpunues 15 kv ullinj në orë dhe tankerat e inoksit për depozitimin e vajit, për të prodhuar vajin ekstra të virgjër.
60% të prodhimit eksportohet në shtetet si: Zvicër, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Gjermani, Suedi. 40% shitet në tregun e brendshëm, duke përfshirë konsumatorin e vogël, siç janë familjarët, restorantet, hotelet dhe agroturizmet. Bërsitë e tharë të ullinjve u shiten si lëndë djegëse llixhave të Elbasanit.
“Problemi që hasim aktualisht është rritja e kapaciteteve dhe magazinimi për t’u shërbyer edhe të tretëve. Godina ku është ngritur fabrika e përpunimit ka qenë ish-ndërmarrje bujqësore.
Ne kemi privatizuar godinën, por trualli është shtetëror, nuk është në pronësinë e federatës. Ky është një ngërç që duhet zgjidhur, pasi na penalizon për aplikime fondesh tek IPARD apo projekte të tjera. Grumbullojmë vaj sipas kërkesave të tregut.
Të tretëve ju shërbejmë vetëm në përpunim, por për mungesë kapacitetesh depozitimi nuk e mbajmë vajin e tyre në fabrikë”, thekson z. Çakalli. Në vitin 2022, federata ka prodhuar 35,000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër.
Investimet në rritjen e kapaciteteve depozituese synojnë të rrisin kapacitetin prodhues të vajit deri në 50,000 litra për vitin 2023.
Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, tha për “Monitor” se për të gjetur tregje shitjeje është e domosdoshme që për kulturën e ullirit të bëhet një organizim i ri, nga shërbimet ndaj bimës, mënyrës së vjeljes, bashkimit të parcelave, ngritjes së pikave të mëdha të grumbullimit, përpunimit dhe depozitimit të vajit e deri te krijimi i markave rajonale.
Skema
Në fund të vitit 2022, fermerët patën mbiprodhim të vajit, por u përballën me mungesë tregu. Mbingopja e tregut të brendshëm ka orientuar çmimin e shitjes së vajit në zona të caktuara, si Elbasani deri në 350 lekë për litër, nën koston e prodhimit.
Çmimi i ulët po krijon stoqe në shtëpitë e fermerëve. Eksportet vijojnë të jenë në sasi të ulëta, pasi prodhimi vendas ka shumë pak marka, të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat e të huajve.
Skema që do të mund të siguronte zgjidhje afatgjatë për shitjen e vajit, deri tani nuk është arritur, pasi fermerët nuk kanë pranuar të bashkohen.
Administratori i F.E.B rekomandon se për shkak të fragmentimit të madh të tokës së mbjellë me ullishte është e domosdoshme që fermerët të bashkohen, për të krijuar markën e vajit. Individualisht kjo është e pamundur të bëhet dhe më pas të certifikohet, të kryejë analizat dhe më pas të eksportohet.
“Fermerët shqiptarë nuk do të arrijnë të bashkohen nëse nuk ulesh të flasësh e t’i bindësh që kjo është një skemë përfituese. Është interesi ekonomik që i bashkon, por nëse nuk mbështeten me njohuri dhe ndihmë financiare që në hapat e parë, kooperativa nuk do të arrijë të mbijetojë”.
Zv.ministri Dhimo Kote shton se tashmë ka nisur një fushatë nxitëse dhe mbështetëse ndaj fermerëve që kultivojnë ullirin, për bashkimin e prodhimit në nivel rajonal.
Skema do të garantojë shitjen e vajit të ullirit dhe do të zgjidhë problematikën e informalitetit në treg. Fermerët e Roskovecit do të jenë të parët që pritet të aplikojnë për fonde të IPARD në muajin mars, nëpërmjet skemës së bashkimit në bashkëpunim me pushtetin vendor në një projekt pilot.
“Ka ardhur koha që fermerët të bëhen bashkë për prodhimin dhe shitjen, si e vetmja zgjidhje për krijimin e markës dhe markimin e vajit të ullirit jashtë Shqipërisë. Rajonalizimi, krijimi i markës sipas rajoneve, pra bashkimi i fermerëve mbetet zgjidhja e vetme për shtimin e eksportit të vajit të ullirit”, thotë z. Kote.
Projekti pilot për kooperimin mes fermerëve do të mundësohet nëpërmjet mbështetjes së pushtetit vendor, që do të jetë garanci për shtetin në alokimin e fondeve në mbështetje të planit financiar të strategjisë, konkretisht për ngritjen e pikave të mëdha të magazinimit, përpunimit dhe depozitimit në vajit të ullirit.
Organizimi i ri i fermerëve do të mbështetet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”, i miratuar në prill të vitit 2022.
Në ligj përcaktohen të gjitha parakushtet për krijimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit, të cilat do të zbatojnë strategjitë e zhvillimit rural të udhëhequra nga vetë komuniteti, në varësi të nevojave të tyre, marrjen e vendimeve për alokimin e burimeve financiare dhe menaxhimin e tyre bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimin e një mjedisi për investimet në zonat rurale nga vetë komuniteti, ngritjen e kapaciteteve vendore, si dhe zbatimin e strategjive lokale të zhvillimit nëpërmjet projekteve lokale.
Bashkimi apo formimi i kooperativave bujqësore për ullirin konsiderohet një mundësi bashkëpunimi edhe nga ekspertët, por sipas profesorit të asociuar të Universitetit të Kamzës, Drini Imami, bashkëpunimi duhet të shoqërohet me rritjen e mbështetjes, pasi fermeri shqiptar është më pak i mbështeturi me subvencione se rajoni dhe vendet e BE-së.
Si do të funksionojë skema e bashkimit dhe rajonalizimi
Prodhimi i ullirit për vaj ulliri është i përqendruar në qarqet e Fierit, Vlorës dhe Elbasanit, të cilët sipas ekspertëve, së bashku përbëjnë 3/4 e prodhimit total.
Në këto qarqe, ka edhe përqendrim të madh të fabrikave përpunuesve të vajit të ullirit. Në total, në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Bujqësisë janë 250 fabrika të përpunimit të vajit të ullirit.
Rajonalizimi i prodhimit nëpërmjet bashkimit të ngastrave të ullishtave të fragmentuara dhe ofrimi i mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me njohuri në planifikimin e prodhimit, analizat e tokës për plehërimin, mbështetja me fonde për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit, sipas zv.ministrit të Bujqësisë Dhimo Kote, do të sigurojë tregjet e eksportit të vajit të certifikuar, pasi do të krijohet marka e zonave.
Z.Kote pohoi se ky model i zhvilluar me nismë të fermerëve në Elbasan do të zhvillohet në 4 projekte pilot për bashkitë e Roskovecit, Vlorës, Patosit dhe Kuçovës.
Fermerët e Roskovecit janë të parët që kanë shprehur gatishmërinë për bashkimin e ngastrave me rreth 100 mijë rrënjë ullinj, ku në muajin mars, do të aplikojnë edhe në programin IPARD për të përfituar fonde për ngritjen e fabrikës së grumbullimit dhe përpunimit të ullirit.
“Në Bashkinë e Roskovecit ka një sipërfaqe të madhe të kultivuar me ullinj, mbi 100,000 rrënjë. Atje ka disa kultivarë. Në bashkëbisedimet e shpeshta që kam pasur me ta, i kam nxitur të bashkohen.
Një x fermer që zotëron 100 rrënjë ullinj, me një tjetër që ka 500 apo 1,000 rrënjë. Bashkimi i parcelave të copëzuara konsiston në përdorimin e njëjtë të formulës së prodhimit ose “menusë së ushqimit” për ullirin, do të kenë një vend të njëjtë për furnizimet e inputeve bujqësore me të cilat trajtohet ulliri.
Nëse kooperimi arrin në 100 mijë rrënjë ullinj që zotëron Bashkia e Roskovecit, fermerët do të prodhojnë me kosto më të ulët dhe një produkt të certifikuar, si dhe një markë të zonës së tyre”.
Z.Kote shpjegon se nxitja e skemës së bashkimit, që do të financohet nga grantet e qeverisë dhe fondet e IPARD, garanton mekanizimin e prodhimit në nivel rajonesh, ngritjen e pikave të përpunimit dhe grumbullimit.
Vaji i prodhuar, në nivel rajonal, do të ketë një markë dhe do të jetë i certifikuar, gjë që do t’i hapë rrugë të menjëhershme gjetjes së tregut të eksporteve.
“Ullishtat në Shqipëri janë tepër të fragmentuara në toka me nga 100, 200 apo 500 rrënjë ullinj. Për këtë arsye, në tregjet e huaja nuk mund të konkurrohet me sasi shitje të vajit, por me cilësi.
Fqinjët tanë Italia dhe Greqia renditen ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e lartë të vajit të ullirit. E vetmja armë e jona është të rritet vlera e produktit.
Tokat e fermerëve janë më tepër në kodër dhe kjo e bën të pamundur shtimin e shërbimeve dhe automatizimit të prodhimit. Kjo sigurohet vetëm nëpërmjet bashkimit të ullishtave, për të prodhuar markën e vajit të ullirit, sipas zonave.
Kooperimi i favorizon të furnizohen, që nga furnizimi me çmim më të ulët të plehut, përdorimin e inputeve të duhura dhe në sasi të caktuar, pasi fermerët do të asistohen me analizat e tokës nga Ministria e Bujqësisë, por do të kenë edhe fabrikën për përpunimin, standardizimin dhe grumbullimin e vajit të ullirit.
Fondet do të sigurohen nga skemat e IPARD, nëpërmjet aplikimeve që duhet të kryejnë fermerët. Kjo do të sjellë lehtësi edhe për eksportet, pasi kompanitë e huaja do të kontaktojnë pikat e grumbullimit dhe jo fermerët veç e veç për blerjen e vajit.
Vaji i prodhuar në këto pika grumbullimi do të jetë i analizuar nga Ministria e Bujqësisë, që do të certifikojë cilësinë e markës së zonës”.

A duhet të vazhdojnë subvencionet?
Në vitin 2021 u zbatua, për herë të parë, skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët, e cila vijoi zbatimin edhe vjet, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës së qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime.
Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në.
Në vitin 2022, për herë të parë në këtë skemë u përfshinë kultivuesit e ullirit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, naftën pa taksa e kanë përfituar rreth 4,000 fermerë që kultivojnë ullirin nga 34,731 fermerë që ishte totali i përfituesve, me vlerë fond financimi 1,95 mld lekë.
Agron Çakalli, administrator i Federatës Bujqësore në Elbasan, thotë se skema e subvencionimit të naftës tek ulliri nuk është efikase. “Nëse shteti do të ndihmojë kultivuesit e ullirit me subvencione, kjo nuk duhet të bëhet nëpërmjet shpërndarjes së naftës falas.
Kjo është një skemë që nuk u shërben aspak kultivuesve të ullirit, pasi shumica e tyre i kanë ullishtat në kodër, ku nuk hyn traktori.
Minimalisht këtyre fermerëve do t’u nevojiteshin 5 litra naftë për të vënë në punë frizën (mjet bujqësor për të punuar me dorë, por që vihet në punë nëpërmjet naftës).
Fermerëve duhet t’u subvencionohet shitja e vajit ekstra të virgjër të paktën 100 lekë për litër, për të mos shitur nën kosto. Skema e bashkimit është një hallkë, por nëse nuk subvencionohet shitja e vajit ekstra të virgjër në ullishte në vitet në vazhdim, do të ketë shumë probleme”.
Edhe profesori i Universitetit të Kamzës Drini Imami thotë se krahas skemës së bashkimit të fermerëve nevojitet edhe subvencionimi i fermerëve.
“Nevojitet bashkëpunim i ngushtë midis fermerëve me blerësit apo fabrikat, për të koordinuar përpjekjet për plotësim standardesh apo kërkesash të blerësve, sidomos në rastin e tregjeve të eksporteve.
Sigurisht që bashkimi, apo formimi i kooperativave, është një mundësi, por bashkëpunimi është i mundur edhe pa u bërë pjesë e kooperativave.
Duhet të rritet mbështetja për zhvillimin bujqësor dhe rural. Fermerët shqiptarë janë të mbështetur shumë më pak sesa fermerët e BE-së apo të rajonit.
Mungesa apo niveli i ulët i mbështetjes dekurajon vazhdimin e angazhimit dhe investimeve në sektorin bujqësor (përfshi edhe rastin e ullirit) sidomos në periudha apo situata problematike dhe (pjesërisht) shmangien migrimit.
Zbrazja e fshatrave nga popullsia, sidomos nga rinia, është ndër sfidat më të mëdha me të cilat po ndeshet blegtoria dhe bujqësia (përfshi edhe sektorin e ullirit).
Është e rëndësishme që të përmirësohen kapacitetet analitike dhe statistikat në lidhje me sektorin bujqësor, që politikat mbështetëse të bazohen në analiza të mira ekonomike, që të kenë efektin e duhur.
Më konkretisht nevojiten platforma statistikash për të monitoruar në mënyrë të detajuar zhvillimet sektoriale dhe për të analizuar tregues të rëndësishëm”, pohon ai.
Në vitin 2023, sektori i ullirit do të financohet me fonde nëpërmjet programit IPARD III.
Nëpërmjet aplikimeve nga pushteti vendor dhe fermerët, synohet të financohet ngritja e pikave të mëdha të grumbullimit dhe përpunimit në mbështetje të zbatimit të skemave të bashkimit të nxitura nga Ministria e Bujqësisë./ MONITOR