Zbardhet e kaluara e 2 vëllezërve të dyshuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

26-vjeçari Indrit Çelaj ndërroi jetë pak orë më parë në Spitalin e Traumës, pasi ditën e djeshme u plagos me plumb në kokë, teksa ishte duke montuar një kondicioner në një vilë 3 katëshe që është në proces rikonstruksioni.

Të dyshuar si autorë të ngjarjes janë dy vëllëzër, të cilët janë djemtë e pronarit të vilës ku po punonte viktima dhe një koleg i tij. Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona, midis tyre edhe pronari i vilës. Të katërt akuzohen për fshehje të krimit dhe “vrasje në bashkëpunim”.

Indrit Çelaj nga Mallakastra, ishte teknik kondicionerësh dhe po punonte në vilën e Bujar Kusit për të kondicionuar të gjithë vilën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për ujin e kondicionerit.

Të dyshuarit për vrasjen e të riut janë dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi. Mësohet se dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen, janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe emra të njohur për policinë.

Sipas gazetës “Panorama”, edhe vetë Bujar Kusi është ndaluar nga policia në vitin 2014, për ndërhyrje në sahat. Djemtë e tij janë persona të implikuar në ngjarje të rënda.

Albano Kusi në shkurt të vitit 2011 është përballur në gjykatë me akuzat e vrasjes me dashje, por edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ai është akuzuar për ngjarjen ku mbeti i pajetë me armë zjarri Shkëlqim Nozlli, vrasje kjo e ndodhur në 16 tetor të vitit 2010.

Trupi i viktimës u gjet dy ditë më vonë pas ngjarjes. Nga hetimet rezultoi se shkaku i ngjarjes ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe të dyshuarit si autor i ngjarjes. Po ashtu ngjarjes ju shtua edhe  shkaku i pazareve të prishura për dy pistoleta, në të cilën ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve, I. Ademi dhe J. Nuhu, të cilët u arrestuan.

Kusi e pranoi krimin e kryer si autor i vrasjes së Nozllit, i cili pretendoi se viktimën e kishte person të afërt por që i kishte borxh shumën e 650 mijë eurove. Ai kishte deklaruar se ngjarja kishte qenë aksidentale, pas një përleshjeje që kishte pasur me viktimën.

Ky i fundit i kishte marrë një nga armët që kishte në mjet dhe e kishte kërcënuar t’i jepte sërish paratë që i kishte dhënë për të larë borxhin. Gjatë përleshjes ndodhi edhe vrasja e Nozllit.

Atentati me 4 plumba, pas sherrit për drogën me autor Griseldo Kusin

Ndërsa vëllai tjetër, Griseldo Kusi, rezulton se është përfshirë në një ngjarje të rëndë në Tiranë të ndodhur në janar të vitit 2012. Ai ka qëlluar në atentat ndaj një 26-vjeçarit Boiken Spahiu, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën.

Sapo ka kaluar semaforin në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në drejtim të shkollës “Vasil Shanto”, persona ende të paidentifikuar, që i kishin zënë pritë, kanë qëlluar me pistoletë drejt xhamit në krahun e shoferit.

Boiken Spahiu mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht në makinë me të nuk ka qenë asnjë familjar i tij.

Ngjarja u klasifikua “vrasje e mbetur në tentativë” , Me pas policia e kryeqytetit vuri në pranga të dyshuarin për atentatin ndaj shtetasit Boiken Spahiu.

Griseldo Kusi u arrestua me akuzën e “tentativës për vrasje” dhe shkak i ngjarjes u bë pazari i prishur për çështje lëndësh narkotike në Angli. Mesa duket dënimi i tij nuk zgjati shumë.

Griseldo Kusi së bashku me vëllain e tij Albano Kusin, dyshohen se kanë vrarë ditën e djeshme 26-vjeçarin Indrit Çelaj.

Shpërndaje
Share.

Komento