Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Kurjan, pendohet autori

13:10 11/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kurjan të Rroskovecit, ku humbën jetën nga breshëria e plumbave dy vëllezërit Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj, autori Altin Kukaj ka dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pohuar para grupit hetimor se gjithçka nisi pas zënkës që pati djali i tij 21-vjeçar, me djalin e Gramozit një natë përpara ngjarjes së rëndë. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar për hetuesit se është penduar për vrasjen dhe se gjithçka ndodhi në një moment gjaknxehtësie.

Burime nga grupi hetimor pohuan se, të martën paradite ka patur debat edhe me punëtorin e pularisë së autorit, pasi viktimat kanë tentuar t’i ndalojnë makinën në rrugë që të mos kalonte. Viktimat i kishin shkuar edhe tek shtëpia autorit për t’u sqaruar, por ky i fundit nuk ndodhej në banesë në ato momente.

Mes këtyre debateve, rreth orës 14:00, autori ka shkuar në një lokal të zonës për t’i takuar dy vëllezërit dhe për tu sqaruar. Atje Altin Kukaj ka debatuar fillimisht me Lavdimir Kurtaj, i cili ndodhej i vetëm, pasi i vëllai, Gramozi kishte shkuar tek dyqani mishit.  Më pas autori ka shkuar tek Gramozi, ndërsa Lavdimiri e ka ndjekur nga pas. Në debat e sipër me ofendime, Altini ka nxjer armën tip automatik nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve duke i lënë të plagosur, por duke menduar se i vrau. Më pas 49-vjeçari është larguar drejt banesës së tij. Mësohet se ai i ka thënë bashkëshortes së tij se i vrau të dy dhe se do të dorëzohej në polici.

Banorë dhe familjarë të viktimave kanë pohuar se viktimat e autori ishin shokë dhe qëndronin shpesh bashkë. Sipas tyre, gjithcka shkoi drejt këtij akti të rëndë, për shkak të zënkës së djemve, të Altinit me ate të Gramozit.

Ndërkohë rreth orës 15 të kësaj të mërkure, kryhet edhe ceremonia mortore e dy vëllezërve të mbetur viktima të ngjarjes së të martës. Kujtojmë gjithashtu se Policia e Fierit, përvec autorit, ka arrestuar edhe dy djemtë e tij, Ervis Kukaj dhe Emaurisio Kukaj, si bashkëpunëtor në këtë ngarje të rëndë. Gjithashtu është arrestuar edhe Tomor Zyka, i akuzuar për “Përkrahje e autorit të krimit”. Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit, është gjetur në një banesë të familjes Kukaj edhe një armë tip pistolete, të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukaj gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Përditësim/Berisha del nga SPAK-u, “akuzat po të njëjtat”

Përditësim/Berisha del nga SPAK-u, “akuzat po të njëjtat”

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English