Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhet dëshmia! S’ishin vetëm ‘Dëshmitare të Jehovait’! Zbulohet sekti i dytë ku besoi Zhaneta me vajzat për Ringjalljen

11:04 05/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Sandra është komshie me tre gratë nga Përmeti, të cilat vendosën të vetëflijohen për shkaqe mbi të cilat nuk është hedhur ende dritë. Gruaja kujton për Gazetën “Si” se vetëizolimi i Zhanetës, së bashku me të bijat ishte kthyer në një shqetësim të madh në zonën e Kombinatit. “U kisha thënë të gjithëve duhet t’i shpëtojmë, shkonte shpesh e motra që e kanë afër, hynte e kthehej, pastaj ato u mbyllën krejt. Lulet u thanë, dritat nuk ndizeshin më”, kujton komshia, e cila i përshkruan tre gratë si mjaft të sjellshme dhe të edukuara.

Dera e apartamentit

“Në një prej ditëve pasi njoftova Njësinë Bashkiake, për t’u shpërndarë ndihma, doli Zhaneta. Fillimisht ajo zgjati duart për t’i marrë ndihmat, pastaj u tërhoq, pyeti “kush kërkoi ndihma?”, “nuk kemi kërkuar”. Por i thashë “merri, ja edhe unë që jam mirë nga ekonomia, i pranova”. I mori dhe hyri në shtëpi. Ishte tretur, ishte bërë si kufomë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë”, rrëfen gruaja e cila punon në një lokal. Për historinë e tre grave nga Përmeti, prej të cilave Anisa mendohet që ka ndërruar jetë e para, nuk ka ende një version të qartë se çfarë i shtyu ato të mbyllen në shtëpi e më pas edhe të refuzojnë ushqimin.

Pamje nga vendngjarja

Megjithatë komshinjtë tregojnë se nëna së bashku me dy vajzat, të cilat kanë qenë të angazhuara në punë të mira, pasi ishin të shkolluara njëra si ekonomiste e tjetra si inxhiniere, frekuentonin fillimisht Dëshmitarët e Jehovait. “Por Qendra e Jehovait u zhvendos, ato takoheshin shpesh me një fqinje që është martuar me një italian edhe ajo Dëshmitare e Jehovait, e cila e ka shtëpinë në një banesë private. Më pas ato nuk i frekuentonin më”, tregon një shitës.

Burri që nuk pranon të identifikohet flet për Gazetën “Si”, teksa tregon me kokë banesën e tezeve të vajzave, e cila ishte e vetmja që zbriste nga pallati i saj e ngjitej në pallatin ku jetonin gratë. “Ajo po e vuante këtë gjë, por ato nuk e pranonin më pas tezen. I shoqi filloi të shqetësohej dhe shpesh fliste në lagje për këtë gjë. Ato nuk dilnin më as në ballkon, as në dritare”, shton burri. “Nuk vinin më pas në lagje për të blerë ushqime, asgjë fare, të fundit kam parë nënën e tyre”, thotë ai.

Përse…

Mësohet se në shtëpinë e tre grave, dy nga të cilat të vdekura e tjetra një hap larg vdekjes, u gjet një Bibël dhe disa shënime të tyre ku shkruhej për ndriçimin. Një burim i policisë tha në anonimitet për Gazetën Si se “është e vërtetë se gruaja së bashku me të bijat kanë kohë që janë shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait, me shumë gjasë ato mund të kenë qenë të angazhuara në një sekt tjetër, ose të natyrës medituese, ose ungjillore, por duhet bërë kujdes pasi kjo gjë do të saktësohet vetëm nga rrëfimi i të mbijetuarës në rast se shëndeti i saj mendor kthehet në normalitet”.

Skena e krimit

Sa sekte janë në Shqipëri

Nga një vëzhgim i Gazetës “Si” ka të dhëna se ekzistojnë 220 shoqata fetare apo që shpërndajnë të dhëna frymëzuese për besime të ndryshme. “Por së fundmi janë regjistruar edhe disa shoqata nga India, të cilat po zgjedhin edhe Facebook-un për propagandë. Ato propagandojnë ndriçimin shpirtëror, përmes teknikave të panjohura, por fokusohen edhe tek ushqimi; ky sekt për të cilin nuk mund të themi të dhëna konkrete flet për ushqyerjen vegjeteriane”, shton eksperti i policisë. Sipas tij, duhet hapur debati publik për kontrollimin e prurjeve të tilla e njëkohësisht edhe për thirrjen e ekspertëve fetarë në polici, të cilët do të mund të tregojnë se çfarë po ndodh. Marrë nga Gazeta Si

Të tjera

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione
Aktualitet

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

Ish-deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, i cili më 23 maj pritet të jetë kandidat...

16:19 04/05/2026
Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga
Aktualitet

Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

Call center-at e mashtrimit financiar janë kthyer në një nga industritë më shqetësuese të krimit në Shqipëri, duke përfshirë qindra...

16:08 04/05/2026
Para

Situata nga Covid-19 del jashtë kontrollit në Kosovë! 178 të infektuar në 24 orë, 4 të vdekur brenda natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

16:19 04/05/2026
Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

16:08 04/05/2026
“Bisha” përplasi tre fëmijët në Durrës, banori: Kërkuam kënd lojërash te deputeti dhe Sako, nuk na dëgjuan

“Bisha” përplasi tre fëmijët në Durrës, banori: Kërkuam kënd lojërash te deputeti dhe Sako, nuk na dëgjuan

14:29 04/05/2026
Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

14:05 04/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.