Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhet biseda me 65 punonjësit në Rinas, si Balluku dështoi në debat (VIDEO)

12:15 07/04/2021
Reading Time: 5 min lexim

65 punonjës të “AlbControl” në aeroportin e Rinasit kanë pezulluar punën për shkak të pagave të tyre, stresit në punë dhe kërkojnë zgjidhje të kontratës. Ministrja Balluku sot nuk arriti t’i bindë për një marrëveshje, dhe kjo ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha fluturimeve siç njofton edhe Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, ICAO.

Debati i plotë në mbledhje:

Punonjësi: Jemi në linjë të panegociueshme të dakordësuara me të gjithë kontrollorët

Balluku: Kush është larguar nga puna?

Punonjësi: Jemi me Lolën

Balluku: Kush është Lola… ëhëë

Punonjësi: Na ka ardhur një urdhër për shkarkim nga puna për shkak se kam deklaruar paaftësinë në përfundim të punës dhe kam vënë në rrezik sigurinë

Balluku: Kush është kolegu…

Punonjësi: Kolegu është Ilir Ciko

Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, mos u lodhni me Ilir Cikon ka kohë që flet me Drejtorin operacional kanë punët e veta. Nuk besoj që Ilir Ciko t’ju ketë kontaktuar juve, sepse e di që ai po flet ka kohë, për kthim në punë e gjëra të tjera. E keni kërkesën nga Ilir Ciko? Sepse Ilir Ciko është në kontakt me Tan Isakun, ndaj më duket e habitshme kjo që po thoni

Punonjësi: Unë rikthej në vëmendje një mbledhje të sindikatës..

Balluku: A ti e ke para tre vjetësh, po pyete një herë Ilir Cikon vetë se është i zoti i vetes besoj është adult. Kini parasysh e ka një kontakt të vetin me drejtori operacional dhe nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Vazhdoni me dy kolegët…

Punonjësi: Kjo është pikë e kërkuar nga të gjithë kontrollorët zonja ministre. Përfshi edhe Ilirin

Balluku: Iliri po ju them edhe një herë ka një kanal komunikimi të vetin, për hesape të veta, i është bërë ofertë nga Tani nuk e di që është i zoti i operacionalit dhe ka një marrëdhënie të vetën, mos e përmendi më Ilirin, lëreni Ilirin të flasë për veten e vet, mos u shqetësoni për të. Vazhdojmë me dy kolegët që keni merak, tjetër..

Punonjësi: Pika e dytë është shfuqizimi i vendimit të bordit marrë në datë 24 prill. Kjo është urgjente…

Tjetër punonjës: Unë sa fola me Ilir dhe ai thotë vetë sot do kthehet në punë, bashkë me dy kolegët e tjerë ndërkohë që është në negociata edhe me ju edhe me Dritanin deri te

Balluku: Jo unë jo.. unë me Ilir nuk kam asnjë lloj kontakti. Mos u merrni me Ilir se po ju them flet vetë me Isakun me mua jo

Punonjës: Një historik të shkurtër, si shkuam deri këtu

Balluku: Patjetër do preferoja shumë

Punonjës: Situata aktuale nuk është e mirë, pse u arrit deri këtu dhe pse kulmoi dje. Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë dhe duke parë situatën.. nëse të gjithë kolegët janë të stresuar unë cfarë të bëj. Në fund të turnit , paaftësi të përkohshme sic e ka skema e kompetencës që e keni firmosur vetë ju. Pa asnjë lloj problemi e dorëzojmë, zotëria thotë ‘je i pushuar’ më ka dhënë letrën, e kam këtu.

Balluku: Jo letrën e kam edhe unë …

Punonjës:  Po por jam hequr nga grafiku, dhe kur hiqesh nga grafiku … Në datë 12 duhet të paraqitem në punë, që unë të marr fletën e …

Balluku: JO të bësh ballafaqimin. Duhet t’i referoheni Kodit të punës.

Punonjës: Po pse hiqem nga grafiku unë? Unë nuk shkoj dot në punë..

Balluku: Atëherë.. Ti nuk shkon dot në punë sepse ke firmosur një letër që je i stresuar sepse ke marr borxhe te familjarët kështu më rezulton për të jetuar. Pra, nuk është arsyeja se ti je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. ballafaqimi bëhet në zyrën e drejtorit të personelit, mund të pyesni në administratë. Dhe në një përqindje të lartë të rasteve ka edhe dakordësi, mbyllet ballafaqimi e vijohet puna. Ndaj kodi i punës vendos ballafaqim dhe ballafaqimi është lënë në datë 12. Asnjeri nga ju nuk është larguar nga puna. As ti edhe as Lola. Ju keni dorëzuar në grup të gjitha letrat e turnit.

Punonjës: Jo nuk është kështu. E para e punës unë jam supervizor, mund të shpall paaftësinë e përkohshme, por mund të vazhdoj të merrem me detyra administrative s’mund të largohem. Ai momenti që me heq nga grafiku… po nuk është ky problemi, këtu është stresi etj… Unë i mblodha letrat sipas procedurës, dhe e kam bërë me referenca. Letra që më dhanë mua i thash ‘kush është arsyeja që po më hiqni nga puna’, nuk dinin të ma thoshin.

Balluku: Ti nuk pret që të vijë një punonjës administrate i cili njeh vetëm ligjin dhe atë zbaton dhe të thotë ty arsyet, prandaj është ballafaqimi. Por mua nuk më rezulton asnjë i larguar nga puna. nuk ka një urdhër pezullimi të prerë, ka thërritje për ballafaqim.

Punonjësja: Më fal mund të ndërhy unë pak, këtu shkruan qartë: Në këtë takim do të viheni në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës dhe keni të drejtë të paraqitni pretendimet tuaja. Nuk thuhet gjëkundi dialog, nuk thuhet gjëkundi..

Balluku: Ke të drejtë, quhet procedurë ballafaqimi. Ma lexo fjalinë e fundit të lutem.

Punonjësja: Znj. Flora Ndreca të paraqitet në dt. 12.04.2021 për takim në zyrën e drejtorit të divizionit administrativ. Në këtë takim do të viheni në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënies së punës dhe të keni të drejta të paraqisni pretendimet tuaja mbi këto arsye

Balluku: Po pse duhet të paraqiten pretendime, nëse kontrata juaj do ishte ndërprerë, do kishe mundësi të bëje pretendime.

Punonjësja: Znj. Balluku kështu funksionon, thirresh unë shfaq mendimet e mia dhe ju merrni vendime për heqje kjo është për zgjidhjen e kontratës. Ne i jemi bazuar skemës së kompetencës. Unë nuk duhet të hiqem nga puna, është futur cenimi i hapësirës ajrore. Unë e kam bërë pasi kam mbaruar turnin, nuk e kam ndërprerë punën në asnjë moment.

Balluku: Një person ka dorëzuar gjithë grupin …. Asnjë nga ju të dy nuk është larguar. Uluni dhe bëni procedurën, mos e bëni në dt. 12..

Punonjësja: Ca do të thotë kjo, se nuk e kuptova ?

Balluku: Mos e bëni ballafaqimin në dt. 12, uluni bëjeni sot, meqë jeni mbledhur.

Punonjësja: Jo moj ja ku jemi të gjithë këtu, nuk ka pse ..Le të bëhet, kemi ardhur për negociata.

Balluku: Lola nuk e bëni dot kështu sepse është personale. Ti e ke kontratën të firmosur 50 veta bashkë apo…

Punonjësja: Kemi kontratë kolektive që e kemi shfrytëzuar po ju kemi edhe individuale, që ju po më hiqni nga puna me pa të drejtë.

Balluku: Lola keni kontratë individuale, ulu me drejtorin e burimeve njerëzore sot bëni ballafaqimet, mbaj procesverbalin dhe dilni me rezultat … (punonjësit ndërpresin mbledhjen e largohen)

Etiketa: aeroportiballukunene terezaRinas

Të lidhura

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të...

11:12 05/06/2025
Nga 250 deri në 500 euro, shisnin bileta për Shqipëri-Serbi në Instagram, arrestohen 3 të rinj
Aktualitet

Nga 250 deri në 500 euro, shisnin bileta për Shqipëri-Serbi në Instagram, arrestohen 3 të rinj

Tre persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë...

10:47 05/06/2025
Para

AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Drejtësi italiane për Shqipëri–Serbi, UEFA zbulon arbitrin që do të gjykojë duelin

Drejtësi italiane për Shqipëri–Serbi, UEFA zbulon arbitrin që do të gjykojë duelin

11:23 05/06/2025
Evakuimet emergjente vazhdojnë në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje

Evakuimet emergjente vazhdojnë në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje

11:17 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

11:12 05/06/2025
Nga 250 deri në 500 euro, shisnin bileta për Shqipëri-Serbi në Instagram, arrestohen 3 të rinj

Nga 250 deri në 500 euro, shisnin bileta për Shqipëri-Serbi në Instagram, arrestohen 3 të rinj

10:47 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.