Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhen përgjimet, babai-vajzës: Ndjenjat s’i komandoj dot, më lejo vetëm 1 herë

23:06 13/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme një 37-vjeçar nga qyteti i Maliqit është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18 vjeçe.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se ka qenë vajza që e ka denoncuar babain e saj, pasi i ati e ka ngacmuar me fjalë banale, teksa bëhet me dije se 18-vjeçarja jetonte me gjyshërit, pasi prindërit e saj janë në prag divorci.

LEXO: Ngacmon seksualisht vajzën e tij, arrestohet 37-vjeçari nga Maliqi 

Policia raportoi se vajza kishte deklaruar se kishte edhe audio-përgjime që dëshmonin se i ati ka tentuar të abuzojë me të.

Së fundmi, BalkanWeb ka zbardhur këto përgjime ku dëgjohet babai, i cili shpreh dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe i kujton se e ka bijën e tij.

E megjithatë, babai këmbëngul disa herë dhe thotë se ndjenjat nuk i kontrollon dot dhe se marrëdhënia do kryhet vetëm një herë dhe nuk do e marrë vesh askush.

Biseda

Babai: Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë.
Vajza: Ti je babai im
Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë
Vajza: Nesër flasim
Babai: E di m babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.
Babai: …..
Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe.
Babai: Jo, është gjë e zotit ajo.

Vajza: Edhe çlidhje ka me mua?
Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish..
Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë.
Babai: Vetëm një herë.
Vajza: Po ti je babai im.
Babai: E di, por është ndjenjë…
Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlad, je në terezi?
Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

Më herët rreth kësaj çështje ka folur edhe e ëma e vajzës që tregoi se ishte ndarë para një viti me të, teksa kërkon të vihet drejtësi, pasi në të kundërt ajo kërcënon se do ta vrasë vetë.

LEXO: Babai ngacmon seksualisht të bijën, flet nëna: Nëse shteti nuk e dënon, do ta vras vetë!

Në shoqërinë shqiptare kjo temë mbetet shumë delikate, teksa edhe drejtësia duket e papërgatitur përballë pedofilisë.

Sipas medialook.al , të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë.

Disa javë më parë një ngjarje e ngjashme bëri bujë, pasi një  vajzë 17-vjeçare denoncoi se ishte abuzuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe ishte përdorur edhe nga prindërit e saj.

LEXO: E vërteta e abuzimit të 17-vjeçares: Prindërit e saj jo vetëm që kanë gënjyer, por kanë shitur vajzën tek abuzuesit 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: abuzim seksualmaliqzbardhen pergjimet

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

Listës së partive politike në Shqipëri do i shtohet një tjetër parti: Ja kush do jetë kryetari i saj

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English