Zbardhen emrat e të fortëve të Tiranës! Ja 52 personat që do kalojnë në ‘sitën’ e OFL

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Menjëherë pas miratimit të paketës “Anti-KÇK”, më 3 shkurt Operacioni Forca e Ligjit nisi goditjet dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit.

Pavarësisht se ngjalli debate të shumta, ku opozita hodhi akuza se gjithçka bëhet nga Edi Rama për ‘show’, OFL-ja ka ndërmarrë aksione të shumta në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke arrestuar persona të ndryshëm e duke u dërguar kërkesë për plotësimin e formularëve për justifikimin e pasurisë të tjerve.

Ditë e djeshme gazetari Elton Qyno ka zbardhur emrat e të dyshuarve të tjerë të lidhur me krimin që do të kalojnë në ‘sitën’ e Operacionit Forca e Ligjit, teksa tha se 1300 persona do goditen nga OFL.

EMRAT E LISTËS SË OFL-së:

1. Aurel ose Altin Hoxhallari- dyshohet se wshtw porositësi i vrasjes së Devi Kasmit

2. Gëzim Çela- i njohur ndryshe si “Baroni i Drogws” është ende në kërkim dhe besohet se fshihet në Laç

3. Astrit Bushi- laçiani i arrestuar nga forcat RENEA për llogari të autoriteteve italiane dhe spanjolle, pasi akuzohet si personi që udhëhoqi grabitjen e yllit televiziv spanjoll dhe dhunimin e tij, Joze Luis Moreno

4. Arjan Shanaj- biznesmen në qytetin e Fierit

5. Arben Gropa ose i njohur ndryshe si Vangjel Ziaj– pronar i “Pelikanit” në Fier, i dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve”

6. Fatmir Kajolli- biznesmen në qytetin e Fierit

7. 6 vëllezërit Jahelezi: Enio pronar i “Cavalli Club”, “Amsterdam” Clab, hotel “Deluxe” etj. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate në dëm të viktimës Flamur Toska, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi

8. Shkëlqim Kurpalaj– nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Mirëpo, sot është zbuluar një tjetër listë nga Dosja.al, ku ndodhen 52 emra, pjesë e listës me 250 subjekte që do goditen nga OFL.

Pjesë e listës janë familja Kusi që akuzohen për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Endrit Çela; familja Xhabafti që u dyshuan për vrasjen e ish-policit Arben Bilali; vëllezërit Duka; Emiljano Shullazi; Dritan Dajti; Altin Lamaj; Gjergji Cukali e Elvis Duka janë disa nga subjektet e OFL që iu ka shkuar dhe pritet t’ju shkojë formulari.

LISTA 

Ervin Mustafa Martinaj

Altin Zhezair Lamaj

Luan Banush Dervishi

Edmond Petrit Llagami

Haki Ali Hoxha

Albert Reshit Rushiti

Fadil Avni Hasa

Aldo Tonin Ndoci

Genti Metlli Xhelaj

Kreshnik Bali Ymeri

Edison Pjetër Qerimi

Aurel Nezhdet Hoxhallari

Eduart Enver Dushku

Edmond Sotir Thomollari

Reidi Kreshnik Palushi

Poliksen Bezat Muçollari

Gjon Agim Pelivani

Antonio Rahman Shyti

Emanuel Tonin Koliçaj

Renato Riza Toska

Enver Muho Curri

Fabio (Artan) Vath Allushi

Leonard Xhetan Hoxha

Denis Isuf Sinameta

Kataldo Françesko Lezhja

Erion Adriatik Kapollari

Armando Adriatik Kapollari

Leonard Muhamed Duka

Muhamed Kalem Duka

Veli Elez Elezaj

Jamarbër Marjo Kico

Shkëlqim Aslan Kurpalaj

Emiljano Hajdar Shullazi

Dritan Hasan Dajti

Gjergji Pjerin Cukali

Elvis Shpëtim Gacaj

Kujtim Gani Lauka

Bledar Petrit Dauti

Eduart Nasim Ponari

Denis Isuf Stathi

Fiqiret Hamit Seferi

Ergys Asllan Qefalia

Lulzim Kusi

Bujar Kusi

Griseldo Kusi

Albano Kusi

Albert Xhabafti

Artan Xhabafti

Halit Nafizi

Paulin Gjergji

Pajtim Serjani

Aleks Ndue Lala

Shpërndaje
Share.

Komento