Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhen detaje të reja për kafkën e gjetur dje në Berat

15:40 10/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme në Berat është gjetur një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje.

Ndërkohë që tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kafkën e gjetur dje në afërsi të varrezave të Burdulliasit në Berat, që i përkiste një gruaje. Gazetarja Eneida Petova në një lidhje live për News24 bëri me dije se kafka e dekompozuar, ishte futur në një qese, e cila ishte lidhur. Ndërkohë, nga këqyrja e kafkës, mendohet se ajo ishte djegur më parë.

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Duke iu referuar burimeve, gazetarja tha se nga këqyrja e të gjitha varreve të në këto varreza nuk janë të dëmtuara, ndërsa mendohet se kafka është hedhur aty.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë në këtë zonë, por duke qenë se bizneset dhe shtëpitë pranë varrezave nuk kanë kamera, zbardhja e detajeve do të jetë e vështirë. Ndërkohë, identifikimi i personit që i përkasin eshtrat do të bëjë të mundur dhe hetimet për pas të rrethanave të ngjarjes.

Mesohet se ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, i cili konfirmon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka, por edhe pjesë të tjera të eshtrave.

Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.

Punonjësi Tomorr Nure ka pohuar se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe.

 

Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Kafka dhe eshtrat trupore janë transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet analizave të ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj.

Nga vëzhgimi paraprak dyshohet se eshtrat ishin ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet ende fati i mbetjeve të tjera trupore.

Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese brenda pranë varrezave.

Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara, por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja.

Të lidhura

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit  ka reaguar pas vdekjes së të paraburgosurit B.K. në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve...

13:49 07/08/2025
Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det
Aktualitet

Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare shqiptare po vijojnë prej disa ditësh patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur...

13:27 07/08/2025
Para
Horoskopi sot, 8 qershor 2023

Horoskopi sot, 11 qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

13:49 07/08/2025
Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

13:27 07/08/2025
Tërmet me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Tërmet me magnitudë 4.7 godet Greqinë

13:17 07/08/2025
Arrestimi i Flodian Plakut, gjykata jep masat e sigurisë për 4 bashkëpunëtorët

Arrestimi i Flodian Plakut, gjykata jep masat e sigurisë për 4 bashkëpunëtorët

13:00 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.