LUSHNJE- Dita e djeshme nisi me një lajm të rëndë.
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me granatë në zyrën e tij.
Autor i sulmit dyshohet të jetë ish-shoferi Gëzim Saraçi, të cilin Tushe e kishte pushuar nga puna.
Policia e Lushnjës ka siguruar informacione se Saraçi kishte kohë që shantazhonte Tushen me dokumente kompromentuese.
Ndonëse Saraçi është larguar nga detyra në 2016 ai është paguar gjatë kohës që nuk ushtronte detyrën e shoferit te Fatos Tushes.
Së fundmi, qelizat telefonike te celularit te Gezim Saraçit zbuluan se rreth një orë pas ngjarjes ai u lokalizua në rrethinat e Beratit.
Por pavarësisht kontrolleve, ai nuk është mundur te gjendet nga policia.
Dyshohet se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë duke u larguar drejt Beratit.
Dyshimet janë se ka ndërruar disa automjete gjatë arratisjes.