Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Yuri Kim: Nëse Berisha vjen në krye të partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD

17:05 10/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur person non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel, ambasadorja amerikane tha se nuk mund ta imagjinojë një skenar ku ajo vetë apo ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Në lidhje me pyetjen nëse SHBA e mbështet kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja amerikane tha se e njeh atë që është zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj partie, ndërsa do vazhdojnë takimet me të në cilësinë e kryetarit të Partisë.

Pjesë nga intervista:

Top Channel: Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.

Top Channel: A e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha?

Ambasadorja Yuri Kim: Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.

Top Channel: Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.

Nga ana tjetër, Berisha pritet të dorëzojë sot 4 mijë e 200 firmat e mbledhura nga demokratët për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga foltorja e Pogradecit, Berisha nuk sqaroi se kush do t’i dërgonte zyrtarisht firmat në selinë blu të Partisë Demokratike.   Mes Berishës dhe Bashës ka nisur një luftë e ashpër pasi kryedemokrati e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”. Ndërsa Berisha e konsideroi vendimin si “null” duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit për të ndëshkuar kryedemokratin, me pretendimin se ka shkelur statutin e PD-së.

Etiketa: featured-news editor-choice

Të tjera

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi...

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi
Aktualitet

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe ndërhyrjet politike në...

13:57 20/02/2026
Para
Abuzim me tendera, KLSH çon në SPAK 9 zyrtarët e Tropojës

Abuzim me tendera, KLSH çon në SPAK 9 zyrtarët e Tropojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

13:57 20/02/2026
Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

12:19 20/02/2026
35 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

35 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

11:38 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.