Skip to content
Kryesore

Ylli i Kombëtares shqiptare nën urdhrat e Antonio Contes

· 1 min lexim

Disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë arritur të shkelqejnë me klubet e tyre në Europë, dhe një prej tyre është Ardian Ismajli.

Për të është folur shumë kohët e fundit në mediat italiane, me skuadra të njohura nga Serie A që janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit 28-vjeçar.

Së fundmi, gazeta prestigjioze napoletane “Il Mattino” ka raportuar se është arritur një marrëveshje për transferimin e Ismajlit te Napoli, megjithatë kjo do të ndodhë vetëm gjatë verës, jo në janar.

Sipas raportimeve, klubi napolitan ka gjetur dakordësinë me Empolin, ndërsa drejtori sportiv i Napolit ka biseduar drejtpërdrejt me Ismajlin dhe ka marrë aprovimin e tij.

Po ashtu, klube të tjera të mëdha si Juventusi dhe Interi kanë shfaqur interes për Ismajlin, duke menduar për mundësinë e transferimit të tij që në merkaton e janarit.