Si asnjëherë më parë, Xhemi Shehu poston foton e rrallë të bashkëshortit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu duket se është shumë e përmbajtur në lidhje me jetën e saj publike, duke publikuar rrallëherë foto me djemtë e saj, por asnjëherë me bashkëshortin i cili nuk ekziston në asnjë rrjet social.

Por së fundmi Xhemi na ka surprizuar të gjithëve , me storyn e fundit në Instagram, duke treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.

Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.

Kujtojmë që partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Ai ka qenë gjithmonë i tërhequr nga jeta publike.

Shpërndaje
Share.

Komento