Xhamajka mohon njohjen e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ambasadores Vlora Çitaku

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në TWitter, bëri me dije se Xhamajka ka njohur Kosovën.

Ai falenderoi më tej kongresmenin Elliot Engel, për lobimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Gëzimi i Thaçit është zbehur shumë shpejt, pasi ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, njofton se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Menjëherë pas përgënjeshtrimit, kanë ardhur reagime të ashpra nga politikanët kosovarë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka kërkuar shkarkimin e Çitakut, nëse lajmi është i pavërtetë.

Postimi i plotë
Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.

Shpërndaje
Share.

Komento