Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Xhaçka kalon në vend të Cakajt, rikthehet Peleshi, reagon PD: Riciklohen të korruptuarit

14:24 29/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama njofton se ka emëruar ministre të Jashtme, Olta Xhaçkën. Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili do të drejtojë tashmë Ministrinë e Mbrojtjes. Në mesazhin e tij, kryeministri falënderon ish-ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili do të rikthehet në kabinetin e kryeministrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama emëroi edhe ministrin e ri të Brendshëm, duke i besuar detyrën Bledi Çuçit, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të protestave masive që përfshin vendin pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Ndërkohë, në vend të Çuçit te Ministria e Bujqësisë, Rama emëroi Milva Ekonomin.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

Reagimi i PD-së

Reagimi i parë nga Partia Demokratike u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij. Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj”, Bardhi në Facebook.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: emerimpeleshixhaçka

Të lidhura

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët
Aktualitet

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një banesë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka shpëtuar për pak nga...

09:23 06/06/2025
Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici
Bota

Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

Një aksident tragjik me pasoja fatale ka ndodhur në qytetin e Malagës, ku katër persona, përfshirë një nën-inspektor të Policisë...

09:11 06/06/2025
Para

Ulen rastet e reja me koronavirus në Kosovë, por humbën jetën 8 vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

09:11 06/06/2025
Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev, 4 viktima

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev, 4 viktima

08:51 06/06/2025
Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete

08:29 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.