Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

WAGNER – dështimi i radhës i Rusisë

16:49 22/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

“Wagner” është një grup mercenar që mbështet objektivat ruse në zona konflikti dhe përbën ndër kompanitë ushtarake që përdoren nga Rusia, më të diskutuarat dhe problematiket. Ajo është pjesë e instrumenteve që përdor Kremlini me qëllim për të zgjeruar ndikimin në mënyrë të fshehtë, mohuar praninë ushtarake në vendet e tjera dhe në momente krizash dhe përfshirjen në veprime të dhunshme e çnjerëzore, por edhe për të mos patur humbje në radhët e strukturave zyrtare ushtarake të Rusisë.

Që prej krijimit në vitin 2014, “Wagner” ka qenë aktiv si fillim në krizën e gjeneruar në Ukrainë, me betejën e Debaltseve si më e rëndësishmja. Më pas, u zhvendos në Siri në 2015, ku ka shërbyer si këmbësori elitare dhe jo mercenarë tipikë. Fushata më famëkeqe e “Wagner” ishte ofensiva Palmyra, por kompania luftoi përkrah trupave siriane dhe iraniane, si dhe milicive të ndryshme të huaja shiite gjithashtu rreth Alepos, Deir ez-Zor, Khasham ose Latakia. “Wagner”, duke shërbyer si një milici personale, gjithashtu mbrojti fushat e naftës dhe gazit, ku Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus i afërt me Vladimir Putin që besohet të jetë edhe një ndër “pronarët” e “Wagner”, kishte aksione financiare. Kompania ka shërbyer si aset kryesor ushtarak i aventurave ruse edhe në vende të tjera, duke qenë aktive në ruajtje minierash ari e diamanti në Sudan apo të minierave të kromit në Madagaskar.

Gjatë javëve të fundit, një ish-anëtar i “Wagner” ka cituar dhe ka konfirmuar në një intervistë për mediat, veprimet brutale e të pamëshirshme të kompanisë, operacionet ushtarake e destabilizuese, keqdrejtimin e kompanisë dhe përfshirjen e drejtuesve të saj në afera e verime korruptive.

Marat Gabidullin, përpara se të bëhej pjesë e “Wagner” në vitin 2015, ka shërbyer në trupat ajrore ruse. Gjatë infiltrimit në “Wagner” ai ka kaluar në procese përzgjedhjesh e verifikimesh strikte, duke iu nënshtruar edhe testit të poligrafit. Ai ka treguar se si rekrutët e rinj i nënshtroheshin përpunimit ideologjik, për t’i shërbyer me vetëmohim “Wagner-it” dhe shtetit rus: “…ju jeni të destinuar për të luftuar kudo që shteti ynë ka interes. Duhet të jeni të përgatitur që çdo gjë mund të përfundojë në dhimbje për ju. Në vdekje”.
Por, përkundër rregullave strikte të rekrutimeve gjatë viteve të para të ekzistencës së “Wagner”, Gabidullin ka ofruar një panoramë aktuale mbi praktikat neglizhente dhe joprofesionale të aplikuar nga kompania gjatë viteve të fundit. Ai ka treguar mbi humbjet e mëdha të “Wagner” gjatë luftimeve në Libi, si dhe mbi torturimin deri në vdekje të një dezertori të ushtrisë siriane, nga katër mercenarë të “Wagner” në vitin 2017. Këta të fundit, me urdhër të themeluesit të “Wagner”, Wagner Dmitry Utkin, kanë torturuar dhe ekzekutuar në mënyrë brutale dhe të pamëshirshme një dezertor të ushtrisë siriane, me qëllim për të frenuar procesin e dezertimeve. Prova të përfshirjes së mercenarëve të “Wagner” në akte mizorie janë ofruar edhe nga BBC, gazeta “Novaya”, “Fontanka”, portali arab “Jesr Press”, etj. Në publikimet e këtyre mediave janë identifikuar edhe mercenarët e “Wagner”, të cilit ishin të përfshirë në këto akte, si dhe janë përshkruar me detaje torturat. Ndër ta citoheshin një ish-polic në territorin Stavropol në Federatën Ruse, si edhe një person me pseudonimin “Volk” – pseudonim që është përdorur nga mercenari serb Davor Savicic.

Dmitry Utkin është një ish-agjent i shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse, i cili ka shërbyer edhe në famëkeqen ruse “Spetsnaz”. Kthjelltësia e Utkin në menaxhimin e “Wagner” duket të jetë në degjenerim. Ai gjithnjë e më shumë përveçse i konsideron dhe i përdor mercenarët e “Wagner” si skllevër, i urdhëron dhe i drejton ata në operacione çnjerëzore, pa mbajtur më pas përgjegjësi për humbjet në radhët e mercenarëve. Nën drejtimin e Utkin, kasta drejtuese e “Wagner” është totalisht e korruptuar dhe aspak përkushtuar në sigurimin e logjistikës dhe pajisjeve mbrojtëse eficente në dispozicion të “Wagner”. Gjatë viteve të fundit, në nivele drejtuese të kësaj kompanie janë angazhuar individë pa eksperiencë, jo profesionistë, që marrin pjesë për herë të parë në luftime dhe që janë përzgjedhur në bazë të miqësive, dhe jo aftësive e kapaciteteve të tyre. Për rrjedhojë, humbjet dhe dështimet e “Wagner” i dedikohen plotësisht paaftësisë së drejtuesve të saj./Gazetareforma/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para

Zyra për Çertifikim i del kundër KQZ-së për Albin Kurtin, kandidaturë e rregullt

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English