Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vuçiç i ‘ankohet’ Lajçakut: Shumë i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

16:05 30/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha përfaqësuesit të posaçëm të bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se është “shumë i shqetësuar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve” në Kosovë.

Vuçiç dhe Lajçak u takuan në Beograd më 30 gusht dhe sipas një postimi të bërë në llogarinë e presidentit serb në Instagram, zhvilluan një takim prej më shumë se dy orësh.

Takimi në Beograd vjen pasi Lajçak tha më 28 gusht se kishte zhvilluar “një takim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, si pjesë e përgatitjeve për rundin e ri të dialogut në nivel të lartë, që parashihet të mbahet në shtator.

“Çështja kryesore e takimit ishin përgatitjet e takimit të ri të nivelit të lartë në dialogu në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në X, që më herët njihej si Twitter.

Më 30 gusht, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve.

Më 3 qershor, BE-ja tha se pret nga Kosova dhe Serbia të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe menjëherë të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – të garantojnë sigurinë dhe pjesëmarrjen demokratike të të gjithë qytetarëve dhe të bëjnë hapa drejt zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve të arritur në Bruksel më 27 shkurt.

Kurti dhe Vuçiç për herë të fundit janë takuar më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës, që u bojkotuan nga serbët.

Tensionet në veri të Kosovës nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të BE-së, blloku evropian ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në korrik, në Bratisllavë Kosova dhe BE-ja u pajtuan për hapat drejt shtensionimit, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se fushata zgjedhore duhet të jetë e lirë.

/REL

Të lidhura

Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
Aktualitet

Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

Trupi i pajetë i Ardit Beshirit, 29 vjeç, është gjetur pas shtatë ditësh kërkimesh intensive në Klos, ku i riu...

12:25 09/05/2025
Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO
Kryesore

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

Adriatik Lapaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor...

11:48 09/05/2025
Para
Analiza e DW: Gjermania miraton uljen e taksave të sipërmarrjeve

Analiza e DW: Gjermania miraton uljen e taksave të sipërmarrjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

12:25 09/05/2025
Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

11:48 09/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Qëlloi me armë zjarri për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

11:33 09/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Thellohet kriza politike, dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit në Kosovë

11:12 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.