Vrau familjen dhe veten. Detaje të reja nga ngjarja tragjike, policia përgënjeshtron mediat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme qytetin e Gjilanit, ku efektivja e policisë Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, ndërsa viktimat janë Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, si dhe dy vëllezërit e saj Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca.

Hanife Bllaca

 

Viktimat Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar

Fillimisht u raportua se efektivja ishte pezulluar nga detyra si police për shkak të problemeve psiqike dhe kishte marrë një detyrë të re.

Mirëpo sipas reagimit të fundit të Policisë së Gjilanit kjo nuk është e vërtetë, pasi Valdete Bllaca ishte zyrtare aktive e forcave të policisë, ndërsa nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në nder të kësaj familjeje, në Gjilan do të shpallet një ditë zie.

Shpërndaje
Share.

Komento