Policia e Vlorës ka arrestuar 25-vjeçari Jurgen Liçi, i cili javën e shkuar vrau me shkop bejsbolli krushkun e tij, Bujar Mehmetaj, 60 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 prill pranë një karburanti, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit” në Vlorë.
Shkak për konfliktin u bënë kamerat e sigurisë në banesën e 60-vjeçarit.
Autori e akuzonte Mehmetajn se kamerat filmonin në shtëpinë e tij.
Fillimisht i riu e ka qëlluar krushkun tek këmbët, por në momentin që ky i fundit është kundërpërgjigjur, Liçi e ka goditur në kokë, duke i marrë jetën.