U përplasën për lirinë e medias, gazetari e ngacmon Ramën me videon e Spanjës: Ishte lapsus dhe jo shpifje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emsionin e mëngjesit të “Abcnews”, me gazetarin Enkel Demi, ku foli për një sërë temash.

Ndër të tjera Rama prekur edhe lirinë e medias, ku në raportin e fundit Shqipëria ishte përkeqësuar.

Kryeministri u shpreh se në Shqipëri media ka hapësirë të madhe, ndërsa nuk ngurroi të përsëriste edhe refrenin e tij që jemi mësuar tashmë ta dëgjojmë, atë të shpifjes.

Demi ngacmoi kryeministrin edhe në lidhje me videon ku policët godisnin disa protestues për të cilën Rama pretendonte se ishte filmuar në Spanjë në kuadër të masave ndaj COVID-19, por në të vërtetë rezultoi se bëhej fjalë për Algjerinë.

Pjesë nga intervista

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për fasadë. Përsa i përket lirisë së medias besoj që Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet.

Enkel Demi: Mund të më jepni një rast konkret

Edi Rama: Flas për median në tërësi. Është hapësirë e madhe, ka gjëra me vlerë po edhe shpifje. Kalojnë pa asnjë filtër. Pa asnjë faktim.

Enkel Demi: Pak a shumë si videoja e Spanjës

Edi Rama: Ishte lapsus

Enkel Demi: Pse për ju është lapsus dhe për ne është shpifje?

Edi Rama: Unë kërkova falje. Raportin nuk e kam parë, por në Shqipëri mund të thuash gjithçka por edhe shpifje.

Enkel Demi: Ju e thoni shpesh por kur ju kërkoj një emër konkret

Edi Rama: Gazetarët dhe mediat nuk janë të gjithë njësoj. Edhe pse rrapi është rrap por ka lloj-lloj formash. Në Shqipëri askush nuk pengohet të thuhet

Enkel Demi: Mos e thoni më në përgjithësi sepse Edi Rama është Rama nuk është Nard Ndoka.

Edi Rama: Unë e nisa në përgjithësi sepse edhe raporti flet për përgjithësi.

Shpërndaje
Share.

Komento